Intimiteti i pacënuar, dhoma e spitalit t ju bëhet si shtëpia
Autori i Lajmit: Denisa Kona
E drejta për jetën në hapësirën e Shëndetësisë, është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe si e tillë garantohet nga shumë konventa ndërkombëtare ku vendi ynë ka aderuar si dhe nga legjislacioni shqiptar. E drejta për jetën nënkupton mbrojtje e pacientit nga çdo dhunim i mundshëm dhe në rastin e pacientit, e drejta për jetën kujton mbrojtjen e saj nga ndërhyrje mjekësore abuzive, ndërhyrjet shkencore, nga gabimi mjekësor, çka mund të shkaktojë humbjen e jetës ose dëmtimin e cilësisë së saj. Ndodh që edhe mjekësia që është krijuar në mbrojtje të jetës, të dhunojë të drejtën për jetën.
Kodi i Etikës dhe i Deontologjisë në nenin 4, paragrafi 1, mbi detyrat dhe misionin e mjekut, përcakton se “Detyra themelore është mbrojtja e jetës dhe e shëndetit fizik e psikik të njeriut dhe lehtësimi i vuajtjeve. Karta e të Drejtave të Pacientit, neni 4 thotë se “çdo njeri ka të drejtën e integritetit të tij fizik e mendor dhe të sigurimit të personit”. Pacientët kanë të drejtë të mjekohen pranë Shërbimit Shëndetësor Publik, të përfitojnë kujdesje për shëndetin e tyre sipas nevojave, si në rastet e urgjencës, ashtu edhe në raste kronike. Aftësia e tyre për të paguar nuk duhet të jetë shkak i ndërprerjes së kurave. Pacientëve duhet t u ofrohet standardi më i lartë i kujdesit për shëndetin që ekziston në vend.
Ç do të thotë akses në kujdesin shëndetësor?
E drejta për akses në kudjesin shëndetësor është themeli i të drejtave të pacientit dhe formon shtyllën e përgjithshme, ku mbështeten rregulloret e shtrimit në spital. Eshtë dëshmia e një organizmi shëndetësor që vendos pacientin në qendër të sistemit shëndetësor. Aksesi në kujdes mund të përcaktohet si mundësia që i ofrohet të gjithëve për t u kuruar, pa iu referuar nivelit të të ardhurave. Shërbimi Publik Spitalor lejon që çdo qytetar të përfitojë një akses të babarbartë në institucionin shëndetësor. Neni 55 i Kushtetutës thotë se shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti. Ndërsa nga Neni 5 i Kodit të Etikës dhe të Deontologjisë, citojmë: “Mjeku duhet të ofrojë ndihmë mjekësore të njëjtë për të gjithë, pa dallim moshe, seksi, race, kombësie, feje, pikëpamjeje politike, gjendjeje ekonomike, pozitë shoqërore etj, duke respektuar në të njëjtën kohë të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo individi. Këto të drejta përfshihen edhe në Nenin 1 i Kartës së të Drejtave të Pacientit
Respektimi i dinjitetit në mjedisin spitalor
Personeli mjekësor duhet të ketë konsideratën më të madhe dhe kujdesin e veçantë për çdo pacient që kuron. Konsiderata dhe kujdesi i mjekut kundrejt pacientit nuk duhet të influencohet nga gjendja fizike ose mendore e pacientit, nga kultura ose origjina sociale, nga opinionet politike, nga mosha dhe sidomos nga gjendja ekonomike e pacientit. Ta trajtosh pacientin si një objekt, në momentet që ai i beson mjekut jetën dhe intimitetin e tij më të thellë, konsiderohet një shkelje e dinjitetit të personit. Respekti i personit ka të bëjë edhe me respektin e praktikave kulturore e fetare në kufijtë e lejuar nga parimet laike të shtetit shqiptar dhe nevojës për tu kuruar. Respekti i dinjitetit do të thotë gjithashtu, sjellje e njerëzishme dhe e kulturuar e personelit mjekësor, por edhe shpjegime dhe informacione lidhur me gjendjen tuaj shëndetësore, marrja e miratimit për ndërhyrjet mjekësore, respekt i trupit të njeriut edhe pas vdekjes, ruajtja e sekretit profesional dhe mbrojtja e jetës private.
Si të bëj që intimiteti im të respektohet në spital
Në radhë të parë, kërkoni që dyert të jenë mbyllura gjatë konsultave që zhvilloni me mjekun. Nëse ju shoqëroheni nga një i afërm, vizita mjekësore duhet të realizohet jo në prezencën e tij, vetëm kur ju jeni dakord. Dhoma në të cilën ju jeni shtruar është një hapësirë që ju përket juve, dhe si e tillë, mund të krahasohet me shtëpinë tuaj. Ky klasifikim ju lejon të ruani intimitetin tuaj. Vetëm ju jeni të autorizuar të pranoni në dhomën tuaj, persona që nuk bëjnë pjesë në personelin mjekësor të spitalit. Askush nuk mund të hyjë në dhomën tuaj pa trokitur dhe pa marrë leje nga ju. Kur jeni në shtrat dhe nuk mund të lëvizni, të gjitha shërbimet duhet të kryen duke marrë në konsideratë respektin e intimitetit tuaj. Në rast se prania e personave të tjerë të stafit mjekësor ose të vizitorëve ju shqetëson, mos hezitoni të kërkoni që të vizitoheni vetëm nga mjeku juaj. Në rast se mjeku dëshiron të prezantojë rastin tuaj klinik tek mjekët praktikantë, duhet t ju kërkojë leje. Të gjitha të drejtat tuaja për intimitet garantohen në nenet 5, 25 dhe 26 të Kartës së të Drejtave të Pacientit sipas të cilave “Ndërhyrjet mjekësore mund të kryhen vetëm duke treguar respektin e duhur për intimitetin e individit” dhe se “pacientët e pranuar në institucionet shëndetësore kanë të drejtë të përfitojnë lehtësira fizike, të cilat u sigurojnë intimitet, veçanërisht gjatë nevojave personale ose kryerjes së ekzaminimit dhe kurimit”.
Informacioni mbi gjendjen shëndetësore, konfidencial
Në përgjithësi, mjekët respektojnë të drejtën për t i informuar pacientët dhe të afërmit e tyre për ecurinë e sëmundjes, diagnozën, llojin e ndërhyrjeve apo efektet e kurave. Madje, për të thënë të vërtetën, ky informacion ofrohet me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për nivelet e ndryshme të popullatës, i përcjellë edhe me këshillat e duhura për trajtimin e sëmundjes pas daljes nga spitali. Por biseda me mjekun mbi shëndetin e pacientit duhet të bëhet në mënyrë konfidenciale, pra praninë e personave të tjerë në dhomën e spitalit ose në zyrën e mjekut, gjë që nuk respektohet gjithnjë. Informacioni nga mjeku mund të jepet edhe me shkrim dhe kjo mënyrë ndihmon, që në rast konflikti me mjekun, pacienti të provojë nëse ai e ka informuar ose jo. Vetëm në rast urgjence, mjeku nuk është i detyruar t i japë informacion. Ndërsa, në rast se i sëmuri është nën moshë për të gjykuar, mjeku është i detyruar të marrë mendimin e familjes ose të kudjestarit të fëmijës për çdo vendim. Nëse kjo gjë është e pamundur, atëherë ai vepron nën përgjegjësinë e konsultës mjekësore. Nga ana tjetër, në kodin e etikës dhe deontologjisë mjekësore thuhet se, nëse mjeku e gjykon, se vënia në dijeni dëmton shëndetin e pacientit, atëherë ai nuk është i detyruar ta informojë atë për të vërtetën apo t i tregojë dokumentin mjekësor. Edhe në kartën e të Drejtave të pacientit thuhet se në këtë rast, ky informim mund t i jepet vetëm njeriut më të besuar të tij.
Gjithashtu, konfiedencial duhet të mbeten edhe të dhënat që pacienti i ka treguar mjekut për jetën sentimentale, marrëdhëniet familjare, jetën private në tërësi, të cilat duhet të mbeten të pazbuluara. Sekreti mjekësor mbron konfidencialitetin e informacioneve që përfshihen në kartelën mjekësore.
Kodi i Etikës dhe Deontologjisë
Neni 21
Të dhënat që mjeku mëson gjatë kryerjes së detyrës, konsiderohen si të fshehta mjekësore. Me dëshirën e të sëmurit, mjeku është i detyruar të mbajë të fshehtën edhe ndaj familjarëve e personave të tjerë, madje edhe pas vdekjes së të sëmurit, me përjashtim të rasteve kur ajo përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e të tjerëve”.
Neni 22
Mjeku ka të drejtë të zbulojë të fshehtat mjekësore të të sëmurit, në rastet kur fshehja e tyre rrezikon jetën e të sëmurit dhe kur kërkohet një organ i njohur me ligj. Kur mjeku i përdor të dhënat mjekësore rreth një të sëmuri për t i publikuar, ai është i detyruar që identiteti i të sëmurit të mos zbulohet.
Disa nga të drejtat bazë të Kartës së Pacientit
- E drejta për jetën
-E drejta për mbrojtjen e shëndetit
-E drejta për respektimin e dinjitetit dhe intimitetit
-E drejta për të mos u diskriminuar në aksesin e shërbimit
-E drejta për t u informuar mbi gjendjen shëndetësore
- E drejta e konfidencialitetit (sekretit mjekësor)
- E drejta për të dhënë miratim për ndërhyrjen mjekësore
- E drejta e refuzimit të kurave dhe e ndërrimit të mjekut
- E drejta për tu ankuar
Parimet kryesore të aksesit në kujdesin shëndetësor
-Dhënia e kurave, duke respektuar origjinën, seksin, situatën familjare, moshën, gjendjen shëndetësore, handikapin e tyre, opinionet politike, filozofike ose fetare.
-Liria e zgjedhjes së mjekut
-Shtrimi në spital i çdo personi, gjendja shëndetësore e të cilit kërkon kujdes shëndetësor
-Gadishmëria e pandërprerë
-Shërbime preventive, kurative
-Asnjë diskriminim kundër pacientit
-Ekipi mjekësor nuk duhet të refuzojë kujdesin shëndetësor për një person që nuk justifikon sigurimet shëndetësore ose të ardhurat financiare
- Shërbimet shëndetësore duhet të jenë të disponueshme dhe të arritshme për të gjithë qytetarët.
Nenet
“Ndërhyrjet mjekësore mund të kryhen vetëm duke treguar respektin e duhur për intimitetin e individit... Pacientët kanë të drejtë të përfitojnë lehtësira fizike, të cilat u sigurojnë intimitet, veçanërisht gjatë nevojave personale ose kryerjes së ekzaminimit dhe kurimit”.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008