“Presim ide dhe propozime të reja për emrin”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, tha se pret që do të ketë ide dhe propozime të reja lidhur me raundin e ri të negociatave për emrin e Mqedonisë, i cili fillon të enjten në Nju-Jork. “Ne jemi duke pritur se ndoshta do të ketë ide të reja dhe propozime”, - tha Gruevski të mërkurën pas prezantimit të rikonstruktimit të Sallës Universale. Lidhur me takimin e dy ditëve më parë të kreut shtetëror, ai tha se praktikisht, në takim vetëm janë këmbyer informata, dhe janë shqyrtuar të gjitha aspektet lidhur me çështjen e emrit. “Praktikisht, vetëm kemi këmbyer informata, i shqyrtuam të gjitha aspektet dhe kemi lënë hapësirë që negociatorët të jenë atje, të dëgjojnë për çfarë flitet, dhe pasi të mbarojnë, të informohemi, pastaj të shohim çfarë do të bëhet me këtë", - tha Gruevski. Kreu shtetëror i Maqedonisë të martën në mbrëmje realizoi një takim bashkërendues lidhur me çështjen e emrit kushtetues të vendit. Takimi erdhi në prag të raundit të ri të negociatave mes Athinës dhe Shkupit, që do të mbahet të enjten në Nju-Jork, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Siç njofton kabineti i presidentit në këtë takim, kreu shtetëror maqedonas shqyrtoi të gjitha aspektet lidhur me çështjen e emrit në interesin më të lartë kombëtar. Në të njejtën kohë janë shkëmbyer informacionet për zhvillimet aktuale lidhur me dallimet për emrin. Në takim sërish u vërtetua pozicioni i Maqedonisë për pjesëmarrjen e mëtutjeshme aktive në këtë proces, në të cilin prioritet më i lartë është të ruhet identiteti dhe krenaria e kombit.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008