Hajdari dekorohet me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Autori i Lajmit: red.
Në ceremominë zyrtare të dekorimit ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues të partive politike në vend, miq e të afërm të dëshmorit të demokracisë, Azem Hajdari
Në dhjetëvjetorin e vrasjes, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoron me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Azem Hajdarin, udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 90, Pishtar i Demokracisë dhe ish-deputet i Partisë Demokratike. Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, presidenti Topi u dorëzoi familjarëve të Azem Hajdarit urdhrin e lartë së bashku me dekretin përkatës. Në ceremominë zyrtare të dekorimit ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, Topalli, kryeministri Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues të partive politike në vend, miq e të afërm të dëshmorit të demokracisë, Azem Hajdari.
Dekorimi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi dje me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pas vdekjes, Azem Hajdarin, udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 90, Pishtar i Demokracisë dhe ish-deputet i Partisë Demokratike. Në ceremoninë solemne të mbajtur në Pallatin e Brigadave, pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Aleksandër Flloko, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lëvizjen demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste, lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe futjen e saj në rrugën e zhvillimit demokratik, si një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore”, Presidenti Topi u dorëzoi familjarëve të Azem Hajdarit urdhrin e lartë së bashku me dekretin përkatës. Në ceremominë zyrtare të dekorimit ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues të partive politike në vend, miq e të afërm të dëshmorit të demokracisë, Azem Hajdari. Në emër të familjes Hajdari, përshëndeti bashkëshortja, Fatmira Hajdari, e cila u shpreh: “Besoj që, jo vetëm unë si bashkëshortja e Azemit dhe tre fëmijët e mi këtu, dhe familjarët e tij, ndihemi kaq të gëzuar dhe të lumturuar për këtë dekorim kaq të lartë nga Presidenti i Republikës. Dua t ju falënderoj të gjithëve, kryeministrin Berisha, bashkëpunëtorët e Azemit, të gjithë ata që bënë këtë propozim për dekorimin e Azemit në 10-vjetorin e vrasjes së tij, pasi ata nuk e kishin për 10 vjet në mesin e tyre. Falënderoj Presidentin e Republikës, që e mirëpriti këtë propozim dhe bëri të mundur dhënien sot në 10- vjetorin e Azemit dekoratën e lartë të Urdhrit të Skënderbeut. Le të shërbejë kjo dhuratë e Azemit dhe ky dekorim i Azemit me rastin e 10-vjetorit, për të gjithë demokratët, për të gjithë shqiptarët, që të bëjnë të mundur implementimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri”, - tha ajo. Azem Hajdari ishte një ndër politikanët më aktivë të Partisë Demokratike. Ai u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998 në një atentat, para selisë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë.
Personalitetet e vlerësuara me të njëjtin Urdhër
Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është dhënë më parë për një sërë personalitetesh të larta. Ndër ta janë emra të njohur politikanësh si ish-sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolin Pouell më 01.05.2003 nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ish-kryeministri Fatos Nano, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe parlamentari evropian Volfgang Grosruk. Grosruk është dekoruar nga presidenti Topi me motivacionin: "Për kontribut të veçantë dhe shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe mbështetjen e demokracisë në Shqipëri”. Ndërkohë që po nga Kreu aktual i Shtetit janë dekoruar me Urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pas vdekjes, pesë personalitete të historisë, firmëtarë të Aktit të Pavarësisë dhe patriotë të shquar, si Lef Nosi, Dom Nikollë Kaçorri, Mithat Frashëri, Pandeli Evangjeli e Ali Këlcyra.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008