Të thënat dhe të pathënat mbi 11 shtatorin
Autori i Lajmit: red.
Shtatë vite më pas…
Michael C. Ruppert rendit D.Cheney të dyshuarin nr°1
Cheney, është cilësuar si i dyshuari nr°1 për atentatet e 11 shtatorit 2001 në USA, nga Michael C. Ruppert , gazetar e shkrimtar dhe anëtar i "Organizatës për të Vërtetën e 11 Shtatorit" në librin e tij "Crossing the Rubicon”. Mjetet: D. Cheney dhe Shërbimi Sekret Cheney ishte komandanti në post më 11 shtator 2001 dhe dirigjonte gjithçka nëpërmjet Shërbimit Sekret. (Secret Service)
Shërbimit Sekret, ligjërisht i lejohet të marrë kontrollin total të të gjitha agjencive sekrete US në rast urgjence kombëtare në territorin US. Edhe US Air Force, në raste te tilla është në varësi të Shërbimit Sekret. Shërbimi Sekret posedon sistemin më të sofistikuar të komunikimit, ndër të gjitha agjencitë sekrete US. Më 11 shtator 2001, Shërbimi Sekret posedonte gjithashtu, teknologjinë e nevojshme për të vëzhguar ekranet e FAA (Federal Aviation Association) Kontrolli Ajror Civil. Shërbimi Sekret ishte në tryezën e vendimeve që nga ora 8:15 e 11 shtatorit dhe jo më vonë se 8:45. Gjithçka ishte në vend më 11 shtator ,që i mundësonte Komandantit në Post një kontroll total suprem mbi US, mbi Air Force, nëpërmjet sistemit të komunikimit të Shërbimit Sekret si dhe mandatin ligjor për të marrë drejtimin suprem.
Ndërsa Bush lexonte "historinë e dhisë" në shkollën fillore në Booker, Shërbimi Sekret ka qenë pranë tij dhe ka vendosur që Bush të qëndrojë aty, derisa të ndodhnin ngjarjet e shumëpritura të 11 shtatorit.
Ekipi i Shërbimit Sekret që rrethonte Bushin ishte në lidhje të rregullt me të tjerë agjentë të Shërbimit Sekret që gjendeshin në PEOC (Qendrën e Veprimit të Urgjencës Presidenciale) gjatë zhvillimit të ngjarjeve të 11 Shtatorit. D. Cheney ishte Komandanti në Post de fakto me 11 shtator dhe Shërbimi Sekret kishte kontrollin suprem.
Arsyet: Rrezervat botërore te prodhimit te petrolit
Bota ka filluar të ndjejë mungesën (pakësimin) e petrolit. Gjysma e rezervës botërore të petrolit është mbaruar ose në prag të mbarimit. Sapo të jetë kaluar caku i gjysmës, çdo baril petroli do të këtë rëndësi të jashtëzakonshme, përderisa kërkesa për petrol po rritet vazhdimisht. Pjesa dërmuese e ndërtesave të banimit ngrohet me petrol ose gaz natyror. Ne "ushqehemi" me petrol dhe gaz natyror: Katër ditë pasi ishte emëruar zv-president, D. Cheney ka mbledhur NEPDG e tij (National Energy Policy Developement Group) agjencinë kombëtare për energji dhe zhvillim, mbledhje në të cilën ka marrë një sasi të madhe dokumentash me informacione mbi rezervat globale të petrolit, të nxjerra nga ekspertë të shquar ndërkombëtarë. Ai ka rrefuzuar t i komunikojë këto informacione përpara Kongresit dhe popullit amerikan.
FTW ( http://www.fromthewilderness.com) gjithmonë ka theksuar se sekretet më të errëta të 11 shtatorit, gjenden në ato dokumenta. D. Cheney ka qenë i informuar mbi çështjen e rezervave botërore të petrolit të paktën që nga 1999. Ai pohon impaktin ekonomik që ka shkaktuar rënia e prodhimit të petrolit, dhe problemet katastrofike që mund të shkaktonte mungesa e tij. 11 shtatori bëri të mundur atë që D. Cheney e cilësoi "si lufta e brezave të ardhshëm" . Bëhet fjalë për një luftë në kërkim të burimeve të fundit të hidrokarbureve kudo në botë. "Lufta kundër Terrorizmit" është në realitet një luftë për energji, ndërsa 11 shtatori ishte preteksti “i bekuar.”
Rasti
Komedia e atentateve të 11 shtatorit
Cheney dirigjonte një seri seancash stërvitore në imitimin e atentateve dhe reaksioneve antiterroriste të cilat kanë paralizuar reagimin e US Air Force më 11 shtator 2001. Në maj 2001, D. Cheney-it zyrtarisht me një mandat presidencial u ka dhënë përgjegjësira direkte për dirigjimin e "integrimit koplet" të çdo lloj ushtrimi stërvitor të qeverisë federale dhe formacioneve ushtarake. Mëngjesi i 11 shtatorit ka filluar me një seri ushtrimesh imituese të gjendjes së luftës që D. Cheney sipas mandatit presidencial kishte përgjegjësinë të organizonte. Imitimi i gjendjes së luftës dhe rrezikut terrorist organizohej duke përfshirë në gjendje reale avione ushtarake që luanin rolin e atyre civilë, dirigjuar mbi USA si dhe ushtrime që konsistonin në shfaqen e blips-ve (sinjal radar që tregon prezencën e një avioni real) fallco, në ekranet e vëzhgimit të FAA. Njëri nga këto ushtrime, i quajtur Northern Vigilance (Vigjilenca Veriore) mobilizoi avione sulmues të US Air Force në veri deri në Kanada gjatë imitimit të një sulmi ajror rus. Të tëra këto kanë paralizuar US Air Force në mënyrë që pilotët e avioneve sulmuese në ushtrime të mos mundnin të ndalonin zhvillimin e "qetë" të ngjarjeve të 11 shtatorit. Ky imitim, më 11 shtator 2001 konsitonte në krijim e një Qendre të Kontrollit dhe Koordinimit pikërisht sikur ajo që u shkatërrua atë mëngjës në ndërtesën 7 të World Trade Center. Cfarë praktike, apo jo? D. Cheney ka qenë një nga përgjegjësit kryesorë qeveritarë, të cilët kanë vendosur që këto ushtrime "stërvitore" të një shkalle të tillë të lartë, të mbahen më 11 shtator.
Meyssan: Versioni zyrtar është një trillim absurd, që nuk mund të qëndrojë më
“Trillimi i Tmerrshëm”
Ky është titulli i librit-anketë i autorit Thierry Meyssan, mbi devijimet e sistemit politik US për aktin themelues të regjimit Bush: atentatet e 11 shtatorit 2001. Fillimisht, në këtë libër autori provon që versioni zyrtar i 11 shtatorit është një trillim absurd qe s mund të qëndrojë më. 11 shtatori 2001 paraqitet si nge puç i vërtetë shteti brenda më të madhes demokraci botërore. Në emër të kujtesës së viktimave, administrata Bush ka imponuar me forcë dhe shkatërruar metodikisht "të menduarit ndryshe".
"Trillimi i Tmerrshëm" është një material politik, ku autori analizon zhvendosjen e pushtetit brenda aparatit shtetëror US si dhe rritjen marramendëse të buxhetit ushtarak. Ai trajton gjithashtu kufizimin e lirisë së individit si dhe sistemin e vëzhgimit të çdo individi të vënë në fuqi me USA Patriot Act.
Në libër, ai flet për qëllimet e fshehura të luftës në Afganistan si dhe për operacionet sekrete të luftës "Anti terroriste". Thierry Mayssan shpall linjat kryesore të politikës së re ekspansioniste të USA, shumë kohë para agresionit ushtarak US në Irak. I përkthyer në 28 gjuhë të huaja, "Trillimi i Tmerrshëm" i Thierry Mayssan ka korrur një sukses ndërkombëtar. Shumë qeveri, janë bazuar ndër të tjera në analizat e këtij libri për qëndrimin e tyre politik në lidhje me regjimin e ri në Washington.
Absurditeti nr°2: "Avioni" nuk posedonte reaktore
Studimet janë përqëndruar në shkatërrimet eventuale të krahëve të avionit “boeing 757-200”. Diçka tejet e çuditshme që një avion 38 metrash i gjerë të penetrojë në një ndërtese nëpërmjet një vrime 5-6 metrash gjerësi. Një teori është shpallur nga disa “specialistë” që kanë afirmuar se krahët e avionit janë palosur si pasojë e goditjes. Përsa i përket kërkuesve të Pordue, ata thonë se krahët e avionit kanë qenë të mbushur me karozene dhe kjo është derdhur brenda ndërtesës duke mos shkaktuar as më të voglin dëm.
Ata kanë harruar se reaktorët që gjenden në krahët e avionit, janë elementet më të rezistueshëm të avionit. Për çudi, llamarinat dhe plastika e trupit të avionit penetrojnë, kurse reaktorët jo vetëm, që nuk penetrojnë ndërtesën, por edhe "tretën". Ekspertët zyrtarë kanë harruar 2 detaje që i mundësojnë avionit fluturimin dhe që janë dy elementet më të fuqishme të avionit: dy reaktorët.
Absurditeti nr°3: Pentagoni nuk ka fasade
Në kërkimet e tyre, shkencëtarët kanë studiuar përplasjen e "avionit" me kollonat që mbajnë ndërtesën. Drejtori i kërkimeve, Mete Mozen ka insistuar tek mënyra e ndërtimit të atyre kollonave me një spirale hekuri, teknikë e viteve 40. Pas tij, rezitenca e kollonave (teknikë e viteve 40) ka mundësuar shpëtimin e jetëve njerëzore. Fatekeqësisht, shkencëtarët kanë harruar se përpara se "avioni" të përplasej te kollonat e viteve 40, i është dashur të përplaset tek fasada. Kanë vepruar sikur goditja në fasadë dhe me muret e brendshme të mos kishte shkaktuar asnjë dëm, as për aparatin, as për ndërtesën. Kanë përjashtuar totalisht faktin që një boeing 757-200 me një gjerësi prej 38 metrash dhe një lartësi 12 metra nuk mund të kalojë në një vrimë 5-6 metra gjerësi, duke mos dëmtuar krahët. as reaktorët, as bishti.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008