E Diel, 1 Nëntor 2026

Intrigat gjeo-strategjike mes SHBA-ve dhe Pakistanit

Të izolohet India, të neutralizohet Uashingtoni dhe të kontrollet Afganistani, duke i dorëzuar Presidentit të saj të dobët Hamid Karzai njëfarë paqeje dhe duke siguruar, në fund, mbijetesën e klanit të fuqishëm Haqqani dhe të një pjese të Al Kaedas. Ky është plani. Pas lajmeve të kapjes - reale ose imagjinare - të Mullah Omar, fshihet një kurth i errët. Pusia po menaxhohet nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë së fuqishme të Pakistanit, Ashfaq Parvez Kayani dhe nga krahu i tij i djathtë Gjenerali Ahmed Shuja Pasha, komandant aktual i ISI-t, shërbimi sekret më i madh, me qendër në Islamabad. Thashethemet për kapjen e Mullahut Omar - ndoshta përherë nën kontrollin e Pakistanit - duket se po lënë të kuptohet zbulimin e një tjetër gjeo-komploti në Lindjen e Mesme, çka ka detyruar të japë dorëheqjen si shefin e Inteligjencës Afgane, Amrullah Saleh dhe mund të ketë ndikuar në atë të komandantit amerikan në Afganistan, Stanley McChrystal - i dyshuar se ka miratuar padashur lëvizjet e Pakistanit dhe që i ka dhënë kaq besim Karzait.
Gjithsesi fillojmë nga dorëheqja e Saleh. Ish-komandant i Luanit të Panshirit Ahmed Shah Mehsud, një armik i flaktë i talebanëve dhe i Pakistanit, ai u përjashtua nga puna në fillim të qershorit. Bashkë me të largohet nga detyra edhe Ministri i Brendshëm Atmar Mohammad Hanif - ky një ish-zyrtar i Khadit, shërbimeve sekrete filo-sovjetike në vitet 80 - i cili ndan të njëjtën neveri që ka Saleh ndaj talebanëve dhe Pakistanit. Që të dy, në kohët e mëparshme kanë qenë kundërshtarët më të ashpër të negociatave sekrete mes Presidentit Karzai dhe klanit Haqqani, strukturës filotalebane të manovruar nga ISI, që dyshohet se siguron strehimin e Bin Ladenit në malet e Waziristan-it. Bisedimet e organizuara nga gjenerali Kayani dhe shefi i ISI-t gjenerali Shuja Pasha përbëjnë një kundërsulm strategjik në gjendje që të neutralizojë planet e SHBA-ve, që parashikojnë negociata me Talebanët e moderuar, por që synojnë shkatërrimin total të Al-Kaidas, të klanit Haqqani dhe të të gjitha grupeve të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar. çelësi i këtij kundërsulmi është gjithmonë e më i dobëti Karzai, i cili është i bindur nga Kayani dhe Shuja Pasha që të pranojë një paqe të garantuar nga Islamabadi dhe krejtësisht të liruar nga kontrolli i SHBA-ve. Në këtë paqe nuk ka vend për Mullah Omarin ose për udhëheqësit e tjerë talebanë, që përkrahin një Afganistan të pavarur. Në këtë paqe ka vend vetëm për aleatët e gatshëm të punojnë në skemën për të hegjemonizuar rajonin nën manovrat e Pakistanit. Zgjedhja e Haqqanatëve nuk është aksidentale. Shefi i tyre historik është komandanti Jalaluddin Haqqani, një aleat besnik e ISI-t qysh nga vitet tetëdhjetë. Nuk është rastësi që Jalaluddin ka luajtur rolin - me kërkesën e shprehur nga ISI, në të gjitha detyrat - si komandant i përgjithshëm i Talebanëve në luftën kundër amerikanëve m 2001. Pas disfatës, skeptri i kaloi djalittë tij Sirajuddin, i cili gjithashtu u ka dhënë mbrojtje të kërkuarve të Al-Kaedës në faltoret e Pakistanit në Waziristan (të kontrolluar nga klanit i tij) dhe ka organizuar në bashkëpunim me ISI sulmet e shumta anti-indiane në tokën afgane. Të negociosh me klanin Haqqani do të thotë të garantosh mbijetesën e Al-Kaidës. Dhe i pari që foli hapur për këtë ishte ish-agjenti i CIA-s dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, Bruce Riedel. "Vendimi i Karzai për të larguar Saleh dhe Atmar na shqetëson më shumë se çdo zhvillim tjetër”, thekson me gjëmim ish-agjenti, i cili, ndoshta, kërkon edhe shpjegime për mbështetjen nga ana e komandantit McChrystal ndaj Presidentit Karzai. Pozicioni i gjeneralit të SHBA-ve bëhet edhe më i sikletshëm në dritën e 11 takimeve që ka pasur me Kayaniin në vitin e fundit. Në Shtëpinë e Bardhë shumë kanë filluar të dyshojnë tek një komandant që ushqente një besim qorr tek Karzai e që nuk ishte në gjendje të kuptonte skemat e rrezikshme të Pakistanit. Deklaratat e shkujdesura të bëra nga gjenerali në revistën “Rolling Stone” mund të mendohet se kanë qenë vetëm një pretekst për ta hequr atë nga komanda dhe për ta mbuluar nga pikëpamja strategjike. Këtyre pakujdesive është thirrur për t’u vënë fre një komandant si David Petraeus, që një tip si Kayani nuk e ka dashur kurrë. Ai është ai tip gjenerali, i cili sapo mbërriti në Kabul, tha se “ne jemi këtu për të fituar”. Ose më mirë "ne nuk jemi këtu për të miratuar planet e Islamabadit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›