E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtimi i tërheqjes

Kur duhet të largohen forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Iraku?

Pas zgjedhjeve parlamentare të marsit të këtij viti dhe një periudhe të zgjatur të numërimit të votave, irakenët tashmë janë përqendruar në procesin e lodhshëm të formimit të qeverisë. Teksa shpaloset kjo dramë e Irakut, forcat ushtarake amerikane po përgatiten të pozicionohen sipas marrëveshjes së sigurisë Amerikë- Irak të muajit nëntor në vitin 2008 dhe Presidentit Barack Obama, kur u shpall tërheqja e forcave amerikane.
96 mijë trupa që janë sot dhe rreth 50 mijë që do të tërhiqen deri në shtator të vitit 2010 do t’i kërkojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shtyjnë afatin gjithnjë e më shumë për irakenët.
Kështu, kërkohet që Forcat e Sigurisë së Irakut të vazhdojnë me zhvillimet e tyre.
Aftësia e Forcave të Sigurisë së Irakut është një arsye kryesore, sepse, edhe pse irakenët do të vazhdojnë të durojnë dhunën në vitet në vijim, do të ketë një lloj rebelimi që parashtron një kërcënim strategjik ndaj procesit politik qeveritar.
Por, progresi i këtyre forcave të sigurisë është relativisht i ri: edhe pse presidenti Xhorxh Bush ka thënë më 2005 se “kur irakenët të ngrihen, ne do të ulemi”, këto forca veçse kanë arritur një nivel substancial të pavarësisë operacionale.
Vitin që shkoi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr më shumë se 40 000 trupa, ndërkohë që ushtronin kontroll në qendrat e populluara të Irakut.
Në shtator të vitit 2009, Departamenti i Mbrojtjes ka raportuar që ushtria irakene kishte 189 batalione lufte, pjesa më e madhe e të cilëve u kufizuan tek të qënit “në krye” për qëllime të veprimeve të administratës.
Relativisht vetëm pak prej këtyre batalioneve kanë arritur nivelin 1 të Marrëveshjes së Gatishmërisë Operacionale (ORA), gjë që do të thotë se njësitë janë të afta logjikisht për të funksionuar tërësisht në mënyrë të pavarur. Maxhoranca e madhe me batalionet “në krye” ka arritur nivelin 2 të ORA; ato mund të planifikojnë, ekzekutojnë dhe të mëbështesin operacionet e kundërzbulimit - por vetëm me ndihmën e forcave amerikane.
Duke përftuar një pikëpamje pesimiste për rrethanat e tanishme politike dhe duke vlerësuar progresin e Forcave të Sigurisë me saktësi, disa komentatorë amerikanë kohët e fundit kanë nxitur administratën e Obamës të rishohë afatin, duke sugjeruar që zbatimi i saj ka për ta destabilizuar Irakun në këto momente të një dobësie të madhe.
Por ky këndvështrim gjoja realist i gjendjes së vështirë të Irakut sot është pa dyshim jorealist për vendin. Në të vërtetë, për Uashingtonin që kërkon të shfuqizojë angazhimet lidhur me tërheqjen – dhe në këtë mënyrë sugjeron që një zotërim i shtrirë të kthehet në axhendë – nuk do ta shtojë sigurinë, por do të shkurtonte qeverinë irakene dhe do të rrezikonte dhunën e përtërirë.
Thjesht, nuk ka hapësirë politike për një mundësi të tillë. Për më tepër, këto komentatorë e keqkuptojnë rolin e trupave amerikane në Irak, që fokusohet në trajnimin, këshillimin dhe ndihmën e ISF.
ISF tregoi që pavarësia gjatë zgjedhjeve të fundit, kur mori drejtimin në kujdesin për sigurinë, nuk kërkoi ndonjë ndihmë të paplanifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forcat amerikane luajtën një rol të rëndësishëm që nuk varej nga numri i madh i personelit ushtarak të tyre.
Në të ardhmen, madje edhe forcat e pozicionuara (me baza në Irakun verior përgjatë kufijve të brendshëm rezistuan ndaj arabëve dhe kurdëve) nuk do të mbështeten te numri i madh i trupave. Në planet e tanishme në këto forca do të përfshihen dy këshilltarë dhe brigada ndihme prej rreth 7-8000 trupa.
Komandanti i forcave amerikane në Irakun verior, majori i përgjithshëm Anthony Cucolo, sugjeroi që mund të nevojiten 800 trupa shtesë për të krijuar një prani të mjaftueshme në kufij.
Madje edhe me këto trupa shtesë, numri total do të jetë brenda parametrave të planit të administratës së Obamës dhe ekzistencës së marrëveshjes Amerikë-Irak.
Muajt e kaluar kanë treguar që nivelet e dhunës po mbeten në një trajektore pozitive të plotë madje edhe gjatë një momenti kritik dhe të tensionuar të tranzicionit.
EdheBagdadi ka dëshmuar për disa seri sulmesh terroriste gjatë verës dhe për simbolet e planifikuara të qeverisë, për periudhën e fushatës, votimeve dhe numërimin e votave.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme, në kohën kur ISF ka marrë përgjegjësi më të mëdha dhe kur terroristët do të jenë të motivuar për të përcaktuar procesin politik duke kryer sulmet spektakolare.
Pavarësisht nga gjithë këto, ISF vazhdon të ketë mungesa në fushën e logjistikës, inteligjencës, forcave ajrore dhe kontrollit të kufijve.
Nën dritën e këtyre mungesave, ka shumë mundësi që krerët irakenë mund të kërkojnë ndihmë për sigurinë që shkon përtej qëllimit të sistemit të tanishëm lidhës për të përfshirë ndihmën në kontrollin nga ajri dhe kufijtë tokësorë, duke mbrojtur infrastrukturën dhe duke administruar operacionet kundër terrorizmit.
Në bazë të marrëveshjes së sigurisë, një kërkesë e tillë për ndihmë mund të niste nga qeveria irakene dhe jo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëse Iraku bën një kërkesë të tillë, administrata e Obamës duhet ta dëgjojë këtë kërkesë, duke ekuilibruar ndonjë koment të mundshëm për të ardhmen dhe duke marrë në konsideratë ndikimet potenciale të radikalizuara të një pranie të vazhdueshme të pranisë amerikane në Irak.
Kjo do të përjashtonte angazhimin e një stili ushtarak të Koresë së jugut ose krijimin e bazave ushtarake të qëndrueshme, që mund të jenë anatemë e kulturës politike, por të pamatur nën dritën e realitetit të tanishëm të Lindjes së Mesme.
Një mision i tillë do të kufizohej ndaj këshillave të përkohshme, ndihmës dhe mbështetjes, që do të ishin kontigjentë të ISF.
Të paktën, një mision i tillë do të kërkonte një Zyrë të Bashkëpunimit të Sigurisë të bazuar në ambasadën amerikane, që do të ishte e ngjashme me marrëveshje të tjera që ka Uashingtoni me kryeqytete të tjera rajonale, ku ekipet prej më pak se 1000 personel ushtarak administrojnë programet e trajnimit.
Madje, edhe limitet më të larta të ndonjë përpjekjeje të tillë – mundësisht ato ku përfshihen grupe ushtarake) grupe të vogla të forcave amerikane që jetojnë dhe trajnohen në Irak), mbështetje ajrore dhe programe inteligjence – mund të jenë të përkohshme në natyrë, të kufizuar në numër nën 10 000 trupa dhe nuk kanë ndërmend të krijojnë ndonjë pozitë strategjike, nga ku të mbrohet autoriteti amerikan.
Politikëbërësit dhe analistët shpesh masin ndikimin amerikan në Irak sipas niveleve të trupave. Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të afta të krijojnë një marrëveshje produktive të qëndrueshme me Irakun lidhur me sigurinë – që do të thotë ulje e numrit të niveleve të trupave dhe tërheqje nga qëndrat e populluara të Irakut, gjë që ushtria amerikane e bëri qershorin që shkoi.
Për shkak të këtyre veprimeve, prania amerikane ishte një çështje relativisht e parëndësishme në zgjedhjet e marsit, që në të kaluarën jo të hershme ishte çështje qendrore që drejtonte politikën e Irakut.
Bashkëveprimi Amerikë-Irak është i gjatë, nëse irakenët nuk i frikësohen planeve amerikane afatgjata.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë në gjendje të luajnë një rol diplomatik stabilizues në tranzicionin e vazhdueshëm në Irak, vetëm nëse Uashingtoni dhe Badgadi do të vazhdojnë të ecin përgjatë shtegut të marrëdhënieve dypalëshe normale.
Në këtë kuptim, është pikërisht veprimi i tërheqjes që do të lejojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëhen një partner strategjik për krijimin e shtetit iraken.
Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›