Inva Mula Plotesova endrren ne skenen shqiptare
Sopranoja ka perjetuar shume emocione dhe nostalgji mbremjen e se premtes ne premieren e shfaqjes Perrallat e Hofmanit. Teatri i Operes dhe Baletit ka qene i mbushur plot ndersa protagonistja e mbremjes ka qene Inva Mula. Sopranoja e njohur duket se do te rikthehet shpejt per publikun vetem pas nje viti per te ngjitur Traviaten ne 25-vjetorin e interpretimit te saj te pare ne skenen e TOB-it
Salla e Teatrit te Operes ishte mbushur plot mbremjen e se premtes. Rralle shihet e tille. Lajmi i rikthimit te Inva Mules kishte jave qe thuhej. Mula zgjodhi Perrallat e Hofmanit dhe e quajti sfide te sajen vepren franceze por ishte e qarte se te gjithe ata qe kishin mbushur sallen personalitete artistike artiste por edhe dashamires te muzikes kishin ardhur vetem per Inven. Prologu na prezanton me Hofmanin poetin e dashuruar me kengetaren Stela dhe rivalin e tij keshilltarin bashkiak Lindorf nje burre i martuar. Te dy kengetaret franceze Luca Lombardo dhe Nicolas Cavallier i cili interpretoi disa personazhe te vepres nuk u dhane vetem zerin personazheve te tyre por edhe jete. Teksa Hofmani fillon tu tregoje studenteve tri dashurite e tij ne skene hyn Inva Mula. Se pari si Olimpia nje kukull e shpikur qe i merr mendjen poetit me tej si Antonia nje vajze e re qe kerkon te behet kengetare por ka trasheguar nga e ema edhe tuberkulozin dhe ne aktin e trete Xhuljeta nje kurtizane qe josh Hofmanin ne perfitim te nje vareseje diamantesh. Tri karaktere te ndryshme ishte e qarte qe Olimpia e sikletosi Inven ndonese solli ne skene nje personazh te duartrokitur. Sopranoja e cila ka shkelur skenat e medha te botes me pervojen e saj i kaloi lehtesisht edhe incidente te vogla ne skene kur si Xhuljete u pengua nga fustani i kapur ne nje cep te skenografise. Personazhe te tjera ishin Vikena Kamenica nen petkat e djaloshit Niclaus Erlind Zeraliu Armando Likaj Emiliana Palushaj Sidrit Bejleri Dorina Selimaj Gilmond Miftari Roel Llupo Genc Vozga Denis Skura Solen Alla Luan Sula Sofika Kola. Orkestra u drejtua nga Andre Bernard mjeshter kori Dritan Lumshi kostumet Sartoria Arrigo Milano. Skenografia e Nicolas de Lajatre e dominuar nga ngjyrat gri ishte gati minimaliste dhe nuk te impononte skena madheshtore. Regjisori francez Stefan Rosh pas shfaqjes u shpreh i kenaqur me interpretimin e artisteve dhe publiku i duartrokiti gjate ne skene. Sopranoja Inva Mula u perpoq ta shperndante suksesin tek artistet shqiptare dhe franceze tek orkestra por ajo mbeti serish protagonistja. Perrallat e Hofmanit do te vazhdoje te shfaqet ne datat 5 dhe 7 tetor ku rolet kryesore nuk do te interpretohen me nga Mula nderkohe qe ne intervisten e meposhtme sopranoja sjell emocionet e pas premieres.
Ne konferencen per shtyp deklaruat se Perrallat e Hofmanit ishte sfida juaj per skenen shqiptare. Pas premieres a eshte permbushur kjo sfide
Kur u zgjova ne mengjes ia bera vetes kete pyetje. Ne fakt deri ne momentin qe mbyllet perdja une jam shume kerkuese e kam te veshtire te kenaqem me veten. Por them se ne kete rast duhet tia lejoj vetes te ndihem e kenaqur. Bera ate qe duhet te beja profesionalisht.
Si ishte rikthimi pas 20 vjetesh ne skenen e Teatrit te Operes
Ndjeva emocione te jashtezakonshme. Ndoshta mund te dukem nostalgjike por mu kujtua vajza adoleshente qe u ngjit ne kete skene. Atekohe une kam pasur mamane pedagoge por pa i thene gje pergatita Traviaten dhe shkova te paraqitesha me te ne Teatrin e Operes. Ishte nje veper e madhe qe mund te rrezikonte seriozisht zerin. Mu kujtua brishtesia e asaj vajzes se re pa pervoje artistike qe ka shume endrra per te realizuar dhe i hedh te gjitha ne fushen e betejes. Ne planin personal te gjitha keto kane shume rendesi per mua. Mbreme te premten doja vetem te isha ne nivelin e duhur per te kenaqur artdashesit sepse e di qe pritja ka qene e madhe.
Veshe petkat e tri femrave tri karaktereve te ndryshme. Cila prej tyre te beri me shume sfide
Roli i Antonias eshte nje personazh i forte nga ana dramatike dhe vokale por une e kam pjese te repertorit tim dhe e kam kenduar ne te gjitha skenat e botes. Kjo me bente te ndihesha e sigurt. Kurse rolet anesore ai i Olimpias dhe i Xhuljetes me kane vene ne dyshime deri ne minuten e fundit. Olimpia ishte thuajse nje aventure per mua pasi nuk i perket vokalit tim te momentit repertori im eshte me lirik. Ky rol pervecse kerkon nje angazhim nga ana vokale kerkon edhe interpretim. Olimpia eshte nje kukull dhe ti duhet te sillesh e tille ne skene. Kerkon nje impenjim te jashtezakonshem. Xhuljeta eshte nje rol dramatik nje rol i koloratures dhe sigurisht kerkonte serish impenjim. Por jam e kenaqur se ishte nje sfide qe e bera ne teatrin tim dhe e dija qe sido qe te ishte do te kisha ngrohtesine e publikut.
Ne fund te shfaqjes pati nje moment reflektimi nga ana juaj madje edhe perlotje. Cfare po mendonit
Ishte akumulimi i gjithe dyshimeve apo mosbesimit qe kisha per realizimin e nje projekti te tille. Te arrija te beja pas 20 vjetesh nje shfaqje te tille ne nje skene ku kam mesuar te eci si artiste eshte nje enderr e realizuar. Ai moment ishte nje reflektim i gjithe karrieres sime nder vite. Cdo nate degjoj duartrokitje ne te gjithe teatrot e botes por mbreme te premten ishte nje emocion shume i forte. Po rivija ne teatrin tim me nje veper shume kurajoze.
Ne konferencen e shtypit drejtori Zhani Ciko ju beri nje ftese publike te riktheheshit serish vitin tjeter ne pervjetor te interpretimit tuaj ne skenen e TKOB-it. Keni filluar ta mendoni kete ftese
Kam filluar te mendoj perpara se vija ketu per te ngjitur ne skene Perrallat e Hofmanit dhe e kam biseduar edhe me maestro Cikon. I pari rol qe une kam interpretuar 25 vjet te shkuara ne Teatrin e Operes ka qene Traviata nje gur themeli ne karrieren time qe me hapi shume dyer. Ideja ime ishte te kthehesha pas 25 vjetesh me nje Traviate tjeter mizanskenen e se ciles ta realizoja vete.
Ju prezantoni ne Tirane edhe fondacionin Hi Classic se bashku me Hetem Ramadanin. Cfare synon ky fondacion kujt do ti sherbeje kjo ndermarrje
Ndermarrja ka qene thjesht per te ndihmuar talentet e reja. E thene sot mund te duket pak banale por une jetoj ende me kujtimet e karrieres sime. Pasi u largova nga Shqiperia kam kaluar nje rruge te veshtire dhe fillimisht nuk kam pasur asnje person qe te me jepte dore. Shkova ne France per te studiuar perfeksionim i kantos por ajo qe gjeta atje ishte nje indiferentizem total. Une vija me nje bagazh te madh me interpretime dhe incizime por pedagogia qe duhej te me ndihmonte e te me hapte rruget me shihte vetem si nje vajze te ardhur nga nje vend i vogel. Mu desh te humbja disa muaj me te para se te gjeja rrugen time. Paraqitesha kudo pa asnje lloj rekomandimi. Tani qe kam mundesine dua ti ndihmoj te rinjte qe kane talent. Sigurisht qe nuk do te jene te gjithe por te pakten 2-3 te rinj qe te kene ne kujtese qe ne fillimet e karrieres se tyre u kam dhene nje dore. Sigurisht qe fondacioni kerkon nje mbeshtetje financiare. Pata nje enderr qe arrita ta mbeshtes ne nje njeri qe eshte dashamires i madh i artit i cili i ndihmonte sa te mundte artistet ne anonimitet te plote dhe tashme arritem ta institucionalizojme kete ndermarrje e ti japim identitet. Ky eshte vetem prezantimi zyrtar por fondacioni e ka filluar punen e vet. Ai ishte nje nga mbeshtetesit kryesore te shfaqjes Perrallat e Hofmanit.
Jeta juaj personale eshte perfolur shume keto kohe...
Jam merzitur jam revoltuar jam perpjekur te jap edhe variantin tim por tashme jam teresisht indiferente. Ne fillim pretendoja me shume respekt por e kuptova se do te jete gjithmone dikush qe do te merret jo me jeten artistike por me ate personale. Tashme nuk kam asnje lloj reagimi.