Rritja e te ardhurave merita i takon euros
Ndikimi i kursit te kembimit mbi ecurine e te ardhurave ne dogane eshte shume i forte ku ne situata te caktuara te nxjerr me humbje apo me fitim. Ne muajin gusht pas nje heshtjeje te gjate Kryeministri ne disa dalje publike reklamonte rritjen e te ardhurave nga dogana permes importeve duke ia faturuar zhvillimit ekonomik te vendit dhe daljes nga kriza si pasoje e reformave te medha fiskale. Ne fakt ajo cfare ndodhi nuk ishte gje tjeter vecse nje zhvleresim i lekut qe solli rritjen e konsiderueshme te te ardhurave kryesisht nga dogana e me tej nga tatimet pas ecurise negative gjate vitit 2010 sidomos fillimi.
Vete Ministria e Financave e pranon se te ardhurat e rritura jane ndikuar ndjeshem nga forcimi i dy valutave kryesore euro dhe dollar ne raport me lekun qe vijonte renien. Kjo vihet re kryesisht te taksa TVSH Tatimi mbi Vleren e Shtuar qe vilet ne dogane ne castin e deklarimit te mallit te importuar.
Te dhenat zyrtare nga ministria tregojne se nga administrata doganore jane mbledhur 54.7 miliarde leke nga 54.6 miliarde leke te parashikuara duke realizuar planin e periudhes. Konkretisht te ardhurat nga TVSH-ja ne dogane perbejne rreth 73.8 per qind te te ardhurave gjithsej nga TVSH-ja. Ndersa krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar ato rezultojne 5.7 miliarde leke me shume ose 11.7 per qind. Pikerisht ne kete pjese te raportit ku analizohen me detaje shkaqet e ecurise se arketimeve Ministria e Financave thote se te ardhurat nga TVSH ne dogane ndikohen direkt nga vlera e importeve volumet e importuara dhe cmimet ne import si dhe kursi i kembimit te lekut me monedhat kryesore te tregtise nderkombetare te Shqiperise euros dhe dollarit. Duke iu referuar Institutit te Statistikave per tregtine e jashtme ministria thote se importet ne vlere jane rritur me 11.4 per qind kundrejt nje viti me pare te ndikuara edhe nga rritja e cmimeve ne import per mallrat kryesore dhe nga efekti i kursit te kembimit mesatarisht leku eshte zhvleresuar me 6 per qind kundrejt nje viti me pare ndaj euros dhe 9 per qind ndaj dollarit. Shqiperia rreth 65 per qind te tregtise e kryen me BE-ne pra me valuten euro qe jep ndikimin me te madh ne ecurine e te ardhurave dhe nivelit te cmimeve ne vend. Ajo qe ministria nuk pranon te thote ne raportin fiskal te gushtit eshte mekanizmi qe perdor dogana per te rritur te ardhurat sic jane cmimet reference qe ndikojne artificialisht ne totalin pozitiv te arketimeve.
Gjate kesaj periudhe jane mbledhur ne total 76.9 miliarde leke 9.9 miliarde ose 15 per qind me shume se nje vit me pare. Bazuar ne te dhenat per 8-mujorin te ardhurat ne dogana perbejne 53.3 per qind te te ardhurave gjithsej ne tatime dhe dogana dhe 37.3 per qind te te ardhurave buxhetore gjithsej. Nga administrata tatimore jane mbledhur ne total per periudhen janar - gusht 67.4 miliarde leke nga rreth 67.1 miliarde leke te planifikuara ne buxhetin e rishikuar per 2010. Te ardhurat ne tatime kane nje renie prej 3.1 per qind kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare ose 2.1 miliarde leke.