Inva Mula live në Hotel "Sheraton"
Si edhe në disa raste të tjera, ardhja e sopranos shqiptare Inva Mula në Tiranë, njoftohet vetëm pak ditë para se ajo të mbërrijë, ose lihet në harresë.
Kështu ishte koncerti i fundit i saj në Teatrin e Operës, para disa muajsh, i mbështetur nga një kompani celulare. Por, këtë here ka ndodhur ndryshe. Posterat në rrugët e Tiranës tregojnë se Mula vjen për një koncert të shtunën në mbrëmje në Hotel "Sheraton".