Tirane arrestohen grabitesit e 4 mije eurove prane pikes se kembimit
TIRANE - Nje 30-vjecare ka rene pre e grabitesve dy dite me pare tek rruga e Durresit ne Tirane menjehere sapo kishte ka dale nga nje agjenci e kembimit valutor. Policia tha se vajza rreth te 30-ave eshte sulmuar ne rruge nga dy adoleshente te cilet i kane terhequr me force canten e krahut dhe me pas jane larguar me nxitim ne rrugicat prane bllokut te ambasadave. Fillimisht e demtuara ka tentuar tu rezistoje dy autoreve te ngjarjes por ne momentin qe pak para se ata se ata te beheshin te dhunshem ka leshuar canten ne menyre qe te mos pesonte gje. Menjehere pas ngjarjes vajza eshte drejtuar ne polici ku ka bere denoncimin rreth asaj qe i kishte ndodhur duke pershkruar edhe autoret qe e kishin sulmuar. Sipas kallezimit te bere prej saj dy djem adoleshente i kishin vjedhur me dhune canten e krahut ku ajo sapo kishte futur 4 mije euro te cilat ia kishin transferuar nga jashte vec sendeve te tjera qe kishte ne cante. Oficeret e Komisariatit Nr.2 ku kalimtarja ka kryer denoncimin kane nisur verifikimin e te dhenave rreth informacioneve qe u ka dhene e demtuara dhe atyre te gjetura ne rruge operative duke mundur te identifikojne autoret. Sipas burimeve zyrtare nga policia mesohet se autoret e vjedhjes se 4 mije eurove dyshohet te jene 19-vjecaret Renato Rexhepi dhe Dorian era. Dy adoleshentet u arrestuan nga forcat e policise se Komisariatit Nr.2 me akuzen e vjedhjes me dhune te kryer ne bashkepunim. Policia tha se ne banesen e Renato Rexhepit gjate kontrollit u gjet nje shkop gome i njejte me ata te forcave te policise i cili u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Policia ka mundur te gjeje gjithashtu edhe canten e kalimtares se demtuar por brenda saj nuk jane gjetur parate qe ajo pretendonte te ishin 4 mije euro. Burimet sqaruan se dy te arrestuarit po hetohen edhe per vjedhje te tjera me dhune qe kane ndodhur ne Tirane ku dyshohet se mund te jene autore. e.d