E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Trashanit dy te dyshuar

/ /

Sipas burimeve nga Policia e Tiranes dyshohet se vrasja e 32-vjecares eshte kryer ne bashkepunim dhe njeri prej autoreve mund te kete qene ish-i dashuri i viktimes ndersa tjetra dyshohet te kete qene e dashura aktuale e personit ne fjale. Fakti qe ne momentin e ngjarjes ka qene e pranishme edhe nje femer provohet nga deshmite e disa fqinjeve te Trashanit si dhe nga disa fije flokesh qe jane gjetur ne trupin e 32-vjecares se vrare. Sipas ekspertizes floket ne fjale nuk i perkasin viktimes se ngjarjes. Policia ka pohuar dje se disa persona qe kane deshmuar rreth ngjarjes kane treguar se mbremjen e dates 1 shkurt kane pare nje cift qe po futej ne apartamentin e Aurora Trashanit por nuk jane pare me duke dale te pakten ate mbremje. Sipas deshmive te marra nga policia tek banoret e zones shtepine e juristes se Autoritetit te Konkurrences e vizitonin shpesh persona te ndryshem kryesisht miq dhe kolege te saj. Nisur nga deshmite dhe provat rreth ngjarjes grupi hetimor ka rindertuar skenen e mundshme te krimit. Sipas policise nga rindertimi i ngjarjes rezulton se autoret ish-i njohuri i Trashanit dhe partnerja aktuale e ketij personi e kane vizituar banesen e viktimes ne mbremje rreth ores 2100 te dates nje shkurt. Ata mund te kene qendruar aty per darke dhe gjate mbremjes mund te kete pasur ndonje debat per motive xhelozie. Sipas policise vrasja e Trashanit mund te kete ndodhur ne grindje e siper dhe dyshohet se nuk ka qene e paramenduar. Sipas ekspertizes mjeko-ligjore 32-vjecarja eshte goditur disa here me thike diku mes ores 04-0500 te mengjesit te dates 2 shkurt. Me pas autoret i kane vene zjarrin shtepise. Si pasoje e zjarrit gjurmet e vrasjes thuajse ishin zhdukur. Ishte mjekesia-ligjore ajo qe zbuloi se vdekja e juristes kishte ardhur nga plaget me thike dhe jo nga asfiksia sic u dyshua fillimisht.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›