E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inva, ciceronia e muzikës

Ka lënë Parisin, qytetin ku jeton tashmë prej gati dy dekadash, për një vizitë të shkurtër në Tiranë. Miku i saj Fadil Berisha i propozoi që të ishte pjesë e dokumentarit të aktores Eliza Dushku. Një ftesë që sopranoja me famë botërore, Inva Mula, nuk i thoshte dot “jo”. Dhe ia ka behur me të shpejtë për të ardhur të dielën paradite. Bashkë me Elizën, Inva ka vizituar Teatrin e Operas dhe Baletit. Inva i ka rrëfyer historinë dhe emrat që ka nxjerrë ky institucion, ndërsa ka interpretuar vetë disa këngë të vjetra korçare, të cilat do të jenë pjesë e këtij dokumentari –pasaportë, që përpos Elizës do të nxjerrë në pah edhe yjet shqiptarë. Mes të cilëve, këngëtaren Eli Fara, aktorin Blerim Destani, yllin e futbollit Lorik Cana etj. Pas regjistrimit në TKOB, Inva me bashkëshortin e saj Et’hem Ramadani kanë marrë pjesë edhe në mbrëmjen Gala, e menjëherë të nesërmen është nisur drejt Parisit, për të vazhduar projektet e saj të radhës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›