E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin në Tiranë hollivudiani Rick Fox

I veshur sportiv, si të dilte pas stërvitjes nga Lakers, por këtë herë vetëm me lodhjen e një udhëtimi tejet të gjatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka mbërritur në mesditën e së premtes Rick Fox. Ylli i basketbollit amerikan dhe aktor i njohur i komedisë televizive, Fox ka ardhur të takojë të dashurën e tij, aktoren Eliza Dushku. Takimi i tyre ka qenë pasditen e djeshme në Korçë, ku Eliza ka udhëtuar pas vizitës në Jug të Shqipërisë, në Gjirokastër e Sarandë. Rick ka rënë në sy sapo ai ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Madje jo vetëm prej gjatësisë dhe kolorit të tij, por edhe dy kapeleve, një prej kashte që mbante në dorë e një me strehë të vendosur në kokë. E nëse do të thoshim se ai është mësuar me vëmendjen e medias, ajo që vumë re është se Rick u vu disi në siklet kur në dalje të aeroportit pikasi fotografin tonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›