E Diel, 1 Nëntor 2026

Invalidët, kallzim penal për abuzime me rimbursimin e energjisë

TIRANË- Shoqata e të verbërve dhe e para dhe tetraplegjikeve denoncon abuzimet me listat e përfituesve të energjisë elektrike.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaj bëri të ditur se i janë drejtuar prokurorisë, ndërsa u kërkon institucioneve përkatëse marrjen e masave konkrete.

Tafaj denoncon se po abuzohet me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar. Sipas tij, buxheti që shteti jep çdo vit për ta është mjaft i madh, madje i fryrë, por përfitimi direkt për këtë shtresë është mjaft i ulët dhe kjo si pasojë e listave abuzuese që hartohen për përfituesit e këtyre fondeve.

Në Shqipëri numërohen rreth 15 mijë persona me aftësi të kufizuara, ndërkohë që nga kompensimi i energjisë elektrike mendohet se përfitojnë 25 mijë persona.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›