Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në ligjin për noterinë
TIRANE - Për të blerë apo shitur një pronë, qytetarët nuk duhet të paraqiten më pranë zyrave të pasurive të paluajtshme, por do t’i kryejnë veprimet pranë një zyre noteri. Gjithashtu palët e përfshira në transaksion do t’i kryejnë pagesat në llogarinë bankare të noterit, pa kosto shtesë.
Ndryshimet në ligjin për noterinë u prezantuan në Komisionin e Ligjeve nga Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, sipas të cilit zbatimi i këtij ligji shmang radhët e gjata dhe korrupsionit.
“Qëllimi kryesor dhe shqetësimi im kur nia këtë reformë ishte se qytetarët nuk dueht të shkojnë më të rrinë në sportelet e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kjo do të shmangë tërësisht informalitetin. Ndaj është një proces i cili sigurisht do të jetë i suksesshëm.”- deklaroi Halimi.
Ligji për noterinë mori vetëm votat e mazhorancës, ndërsa opozita abstenoi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)