Nga janari mielli me më shumë vitamina

Duke pasur parasysh faktin që shumica e shqiptarëve, e përdorin bukën si ushqimin kryesor, ka një rritje të ndjeshme të anemisë tek njerëzit.
Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë kërkuar nga fabrikat e miellit që të shtojnë acid folik, zink dhe vitaminë B6 dhe B12. Kjo kërkesë ka ardhur, pasi rreth 30 për qind e popullsisë në vendin tonë rezulton anemike, për shkak të kequshqyerjes. Madje, sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të kequshqyerjes, rreth 19 për qind e fëmijëve nën moshën 5 vjeç, rezultojnë me prapambetje në rritje, gjatësi, mbipeshë, por duke mos lënë pas edhe shumë probleme të tjera.
Sipas llogaritjeve të bëra, në Shqipëri konsumi i miellit është 360 gramë në ditë për një person. Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit (AKU) bëri të ditur se kontrollet do të fokusohen në 20 fabrikat më të mëdha në vend, që mbulojnë rreth 60 për qind të tregut, por nuk do të anashkalohen as fabrikat me kapacitet më të vogël.
"Janë tre lloj analizash të ndryshme, të cilat mund të verifikojnë nëse është bërë fortifikimi i miellit. Një realizohet në kufi, me anë të një testi acid që vërteton nëse mielli është fortifikuar. Niveli i fortifikimit në bazë të kërkesave që do të ketë ligji do të kryhet nëpër laboratorët rajonalë ose laboratorin qendror. Në Shqipëri mielli përgatitet për bukë që nga fabrikat. Të gjithë elementet që mielli përmban i shtohen që në momentin e përpunimit, në fabrikat e blojës", shprehet Rezart Kthupu, nga AKU.
Gjithashtu, është llogaritur se shtimi i mikrob-substancave ka një kosto më të ulët se sa marrja e këtyre vitaminave me vete. Ekspertët kanë llogaritur se trajtimi i anemisë nga mungesa e hekurit, i kushton 20 milionë dollarë Shqipërisë.
Ndërsa, nga ana tjetër pasurimi i miellit me këto mikro-substanca, për të parandaluar aneminë, do t’i kushtojë Shqipërisë rreth një milion dollarë në vit. Sipas llogaritjeve të bëra, në vendin tonë numërohen rreth 194 fabrika mielli, të cilat do të jenë të detyruara që t’i shtojnë miellit, që do të hedhin në treg këto mikro-substanca./Start/
2011-12-07 14:01