E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali, qeveria rimburson 10 mijë invalidë të rremë

Tiranë – Nëse pretendimet e shoqatave të personave me aftësi të kufizuara do të vërtetohen, atëherë autoritetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Shërbimit Social Shtetëror, struktura të pushtetit vendor dhe komisione mjekoligjore, do të përfshihen në një skandal të madh financiar dhe falsifikimi zyrtar. Sinan Tafaj, kryetari i shoqatës së të verbërve, deklaroi se shoqatat e të verberve, të para dhe tetra plegjikëve, i janë drejtuar prokurorisë me një padi, duke denoncuar fryrjen e listave të personave që përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike dhe karburanteve nga qeveria.

Tafaji nuk dha detaje, por deklaroi se nga 15 mijë persona që figurojnë në listat e shoqatave të invalideve, janë plot 25 mijë përsona që përfitojnë subvencione financiare nga qeveria.

Qeveria u rimburson atyre 80 % të konsumit të energjisë dhe po kaq të karburantit.

Invalidët kanë shtënë në dorë listën e plotë të personave që marrin ndihmë nga shtetit dhe ia kanë përcjellë prokurorisë për verifikime. Ata nuk bënë të ditur emrat, që sipas tyre janë shtuar në listë, por thanë se në to ka edhe personalitete publike e madje edhe shumë emra kompanishë dhe biznesesh, institucione fetare etj, që përfitojnë rimbursimin e 80 % të konsumit të energjisë dhe karburantit.

Tashmë pritet që këto pretendime të verifikohen nga prokuroria për të mësuar në se vërtet restorante, biznese apo edhe zyrtare e institucione fetare përfitojnë në emër të të verbërve dhe invalidëve të tjerë.

Invalidët thanë se kjo listë e fryrë ka bërë që të rritet ndjeshëm fatura e qeverisë për ta dhe për këtë arsye, qeveria është duke u përgatitur të shkurtojë mbështetjen financiare për të vërberit dhe para e tetraplegjikët.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pas ankesave të qytetarëve, METE gjobit me 500 mijë euro CEZ-in
  2. Skandali i sigurimeve në Kosovë: 13 të arrestuar
  3. Greqi, 5 mijë euro gjobë për emigrantët ilegalë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›