E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidi: Ksera më kërcënoi me heqjen e statusit

Kryetari i Shoqatës së Tetraplegjikëve të Tiranës, Ali Plaka, pretendon se takimi është zhvilluar pa pjesëmarrjen e të gjitha grupeve përkatëse, teksa Këshilli Kombëtar ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.

Në letrën e shpërndarë për mediat, shkruan se ministri i ka hequr ndihmën ekonomike atij dhe shtatë fëmijëve të vet. “Ai me ka përjashtuar mua me 7 fëmijë nga ndihma ekonomike. Pas debateve te forta z.Ksera më kërcënoi se do të hiqte statusin e paraplegjikut se un nuk e meritoja atë dhe se ‘vazhdon ta kesh se më do qejfi mua ta l뒔, shkruan ai. Më tej thuhet se ministri Ksera ka kërcënuar edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar Dr.Av.Sinan Tafaj.

“Z.Ksera na thotë se do të bëjë ligj integral edhe se ky ligj nuk mund të bëhet në qoftë se nuk ndryshohet ligjet ekzistuese. Unë nuk jam jurist por 15 vjet nepër tavolina kam dëgjuar e kuptuar se një e drejtë e fituar nuk mund të mohohet, se këtë të drejtë e mbron edhe konventa e OKB-së. Pse z.Ksera po ndërhyn në ligjet tona? Ne qoftë se paska akoma njerëz që nuk e kanë fituar, pse nuk i jep atyre ato të drejta atyre që kemi ne, po u dashka që të na i heq ne e të na bëjë si ata”, vijon letra.

Më tej,  zv/president i Shoqatës Kombëtare, citon ministrin e Punës duke thënë: “Doni ju s’doni ju, ligjet e juaja do i ndryshoj edhe ligjin integral do e bëjmë siç duam ne dhe ju nuk ju pyesim se qeveria e Sali Berishës çfarë ka thënë e ka bërë”. /Start/

                                                                                             2012-04-25 08:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›