E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brok: Ka një arsye të fortë për statusin këtë vit

Pas këtij takimi, gjatë të cilit ministrja Bregu solli një panoramë të zhvillimeve të fundit lidhur me ecurinë e reformave, ajo bëri të ditur se brenda muajit maj, Komisioni i Punëve të jashtme pranë Parlamentit Evropian, do të organizojë një seancë dëgjimore për Shqipërinë.

Ndërsa eurodeputeti Brok tha se më shumë se gjithçka konsideron të rëndësishme çështjen e zgjidhjes së dialogut politik dhe parlamentar në Shqipëri. “Mendoj se së pari, është e rëndësishme çështja e zgjidhjes së dialogut politik dhe parlamentar në Shqipëri. Ne presim si Parlament që në fund të majit të kemi rezultate për përfundimin e reformave, çka do të ketë një impakt të madh për konstituimin e statusit të kandidatit për Shqipërinë”.

Ai shton se me reformën parlamentare dhe me atë elektorale, dialogu politik në vend po funksionon. “Unë mendoj që ai ishte problemi më i madh; ne nuk besonim se në Shqipëri do të vendosej një dialog midis forcave politike si ai i një demokracie klasike. Pra, të luftohet për disa çështje, por të ketë marrëveshje për disa parime. Duket që me reformën elektorale dhe atë të Parlamentit, dialogu po funksionon dhe kjo përbën plotësimin e një kushti për të ecur përpara”.
 
Për sa i përket çështjes nëse Parlamenti do të mbështesë Shqipërinë në marrjen e statusit të kandidatit, Brok u shpreh se “sigurisht që ne do të shohim rezultatet e Shqipërisë në të gjitha fushat në progres-raportin e Komisionit, por duke qenë, se vitin e shkuar pengesa kryesore ka qenë pikërisht dialogu politik, ka një arsye të fortë për marrjen e statusit të kandidatit këtë vit”.
 
Po gjatë ditës së sotme ministrja do të zhvillojë takime me Grupin e punës mbi Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, me përfaqësuesit e COWEB, etj. Përveç takimeve të ministres në Bruksel, agjenda në kuadër të ecurisë së reformave ka qenë e ngjeshur edhe në Tiranë, ku janë zhvilluar sot dy nënkomitete: “Nënkomiteti i Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë” dhe i "Tregut të Brendshëm dhe Konkurrencës".
 
Në Ministrinë e Integrimit nisi sot takimi i katërt i Nën-komitetit te Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, takim që do të zhvillohet përgjatë dy ditëve. Në këtë takim pala shqiptare përfaqësohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Integrimit Elda Kalaja dhe pala evropiane nga Clive Rumbold, Drejtues i Seksionit Politik pranë Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane.
 
Përfaqësuesit e palës shqiptare njohën të pranishmit me zhvillimet kryesore sipas fushave, kryesisht progresin ne reformën gjyqësor, luftën kundër korrupsioni, krimit te organizuar, menaxhimit te kufirit, azilit dhe migracionit si dhe ne fushën e te drejtave te njeriut. Rumbold ne fjalën e tij, vuri theksin ne përmbushjen e 12 prioriteteve te opinionit te Komisionit Evropian për Shqipërinë duke vlerësuar zhvillimet e fundit ne përmbushje të këtyre prioriteteve. /Start/

                                                                                             2012-04-24 15:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›