Mjeket, syneti te femijet si te ishte nje vaksine
Bebet meshkuj duhet te behen synet qene momentin e pare te lindjes. Ky eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga mjeket amerikane, te cilet tregojne pasojat dhe te mirat e kesaj nderhyrje qe ne momentin e pare te lindjes. Vitet e fundit verehet dukshem tek mjeket nje tendence per kthimin serish ne praktikimin e synetit tek te porsalindurit. Rritja e numrit te argumenteve shkencore mjekesore, te cilet tregojne perparesite e synetit te femijeve meshkuj te porsalindur, kolegji pediatrik australian "College of paediatrics", ne maj te vitit 1966 ka formuluar dhe miratuar qendrimin e ri per kete ceshtje. Ne kete dokument apelohet tek mjeket qe t'i njoftojne hollesisht prinderit me perparesite mjekesore te synetit te femijeve. Keshilla te ngjashme kane dhene edhe "Canadian pediatric society" dhe "American college of paediatrics", ne te cilat pershkruhen perparesite e synetit. Vlen per ta theksuar mendimin e profesorit te universitetit te Sidnejit, dr. Brian j. Morris, i cili ka bere kerkime shkencore ne fushen e virusologjise dhe kancerit te organeve gjenitale. Eshte fakt i qarte se shkaku i rritjes se rrezikut nga infeksioni te meshkujt e pabere synet qendron ne ate se pjesa e kokes se penisit e mbuluar me lekure pershpejton rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave. Rreth 90 per qind e femijeve te porsalindur, te viteve '50 dhe '60 te shekullit XX ne SHBA dhe Australi, kane qene te bere synet menjehere pas lindjes. Atehere syneti behej per shkak te higjienes, parandalimit te fimozes, inflamim i lekures se kokes se penisit, dhe si parandalim i kancerit te penisit. Dr. Edgar Schoen, kryetar i grupit punues per synetin ne akademine pediatrike te Amerikes, ka deklaruar se perparesia e synetit rutinor tek femijet e porsalindur, si mase preventive shendetesore e tejkalon rrezikun e kesaj ndermarrjeje kirurgjikale. Keshtu, ne periudhen prej vitit 1985 - 1992, eshte rritur numri i te berit synet tek meshkujt ne vitet e pjekurise. Dr. Schoen ka treguar se ekziston lidhja ne mes atyre qe nuk jane bere synet dhe inflamacioneve te traktit urinar, si dhe virusit hiv. Ne baze te kesaj dr. Schoen konkludon se "synetia e femijeve te porsalindur eshte mase preventive, e ngjashme me vaksinimin, tek e cila nuk paraqiten efekte te padeshirueshme e komplikime dhe perparesite jane evidente gjate tere jetes". Keto perparesi perfshijne: zvogelojne problemin e fimozes, zvogelojne balanitisin (inflamimin e kokes se penisit), zvogelojne infektimin e kanaleve urinare, zvogelojne problemet gjate ereksionit ne pubertet, zvogelojne semundjet seksuale seksualisht te transmetueshme, parandalimin e kancerit te penisit dhe zvogelimin e problemeve dhe infektimeve urinare ne pleqeri. Edhe nje autoritet ne kete leme eshte dr. Tom Wiswell, i cili thote: "si mjek femijesh per shume kohe kam qene kundershtar i synetise. Por tani e kam ndryshuar mendimin tim". Rritja e nivelit te kortizolit gjate dhe pas synetit tregon se femija i porsalindur e regjistron ndermarrjen kirurgjikale, por kjo dhembje afatshkurter perballohet me lehte, sesa kur mendohen dhembjet e shkaktuara nga semundjet tek ata qe nuk jane bere synet. Sipas nje studimi te Wiswellit, ku jane perfshire 400,000 femije te porsalindur ne periudhen kohore prej vitit 1975 deri 1984, eshte vertetuar se ata qe nuk jane bere synet, 11 here me shpesh jane semure nga infeksionet e traktit urinar. Studimet e bera ne vitin 1982 kane treguar se 95% te te gjitha komplikimeve te rrugeve urinare tek te porsalindurit jane paraqitur tek femijet e pabere synet. Nje studim i Robertsit ka treguar se 4% e femijeve te pabere synet kane iflamim te traktit urinar, ndersa 0,2% te femijeve te bere synet. Te 23% te infektuar me baktere inflamimi ka kaluar ne veshka, duke shkaktuar pielonefritis (inflamim i veshkave).
Te mirat shendetesore pas "operacionit"
Studimet tregojne perparesite e synet tek femijet, me qellim qe te reduktohen semundjet e traktit urinar. Disa studime kane treguar se syneti edhe te meshkujt 30-vjecar, redukton semundjet e traktit urinar. Me argumentimin se bakteret escheria coli, te afta qe te strehohen ne lekuren e kokes se penisit shkaktojne infektimet me te shpeshta te traktit urinar plotesohet nje kriterium i kauzalitetit te ndersjelle. Komplikimet e semundjeve te rrugeve urinare jane: nderprerja e punes se veshkave, inflamimet kronike te veshkave deri te insuficienca renale. Eshte vertetuar se edhe me masat me te rrepta higjienike, nuk mund te menjanohen bakterit nen lekuren e kokes se penisit. Studimet e meparshme kane treguar shkallen e larte te triperit, uretritit (inflamim i kendit urinar) tek ata qe nuk jane bere synet. Edhe rezultatet e studimeve te reja kane treguar te njejten gje. Nje studim nga Australia ne vitin 1992 na tregon se meshkujt e pabere synet semuren me shpesh nga chlomidija (inflamim jospecifik i kanalit urina) dhe triperi. Ne baze te ketyre argumenteve, mund te konkludohet se disa prej semundjeve seksuale transmetuese prekin me shume ata qe nuk jane bere synet.