E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Hysni Milloshi

Ai vuante nga sëmundja e Fibrozës Polmonare, teksa ishte i shtruar në Sanatoriumin e Tiranës. Mulloshi në periudhën e diktaturës ishte anëtar i Partisë së Punës si dhe shkrimtar, por jo i njohur.

Në vitin 1991, themeloi në Berat bashkimin e aktivistëve vullnetarë “Enver Hoxha", një organizatë besnike ndaj parimeve komuniste. Milloshi u bë i njohur veçanërisht në zgjedhjet lokale të 8 majit të vitit 2011 në Tiranë, ku kandidoi përballë kreut socialist, Edi Rama dhe kandidatit demokrat, Lulzim Basha.

Ai mori rreth 1300 vota në Tiranë, të cilët patën rol të rëndësishëm në humbjen e zgjedhjeve Rama, ku diferenca ishte tejet e vogël dhe votuesit potencial të Partisë Komuniste do të votonin për atë Socialiste, nëse Milloshi nuk do të ishte në garë. /Start/

                                                                                             2012-04-25 09:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›