Meta: E vjetërxhelozia e Ramësndaj Priftit
TIRANE-“Xhelozia e Ramës ndaj Priftit, është e vjetër”, deklaroi sot në një bashkëbisedim me gazetarët pas kthimit nga Afganistani, Ministri i Jashtëm Ilir Meta, duke iu referuar akuzave dhe kundërakuzave e fundit mes Ramës dhe Priftit. Ai nuk i konsideroi këto si veprime të reja, por si vazhdim i inateve të lindura që kur ndodheshin së bashku në gjirin e PS.
Sipas Metës, xhelozia dhe fobia e kryetarit të PS-së Edi Rama ndaj ministrit Prifti përvecse të vjetra tani së bashku me sulmet e fundit të PS në këtë drejtim janë banale e denigruese. “Konflikti Rama-Prifti ka ekzistuar që kur kemi qënë të gjithë se bashku në të njëjtën parti, në PS. Aktualisht PS krijon një klimë të pandershme. Ortaku i Priftit është farmaceutik prej 15 vjetësh", u shpreh Meta.
"Përshëndes nismën e PS-së për të hetuar pasurinë e Priftit", tha më tej Meta, duke shtuar se ministri është korrekt me ligjin ndaj shiti aksionet.
Ndër të tjera, Ministri i Jashtëm Ilir Meta deklaroi sot se duhet të nisë sa më parë puna për reformën zgjedhore si dhe te ngrihet komisioni hetimor për zgjedhjet.
(d.b/BalkanWeb)