E Diel, 1 Nëntor 2026

Investigimi/Në xhepin e Artan Shkëmbit, rreth 60 milionë lekë në vit

26-04-2011 / Nga Mina Hysa

Sipas porosisë së kryebashkiakut në vetëm dy zëra shpenzimesh, vartësit e tij kanë planifikuar 1.9 milionë lekë për transportin publik kur në qytet nuk shihen urbanë me sy. Sipas buxhetit, 4-fishohen shpenzimet për universitetin në vitin 2011, kur këtë vit ambientet janë transferuar në një godinë që pogradecarët e njohin si pronë të Artan Shkëmbit

Pogradeci nën drejtimin e kryetarit të bashkisë Artan Shkëmbi thuajse është kthyer në një qytet pronë e kryetarit në ikje të bashkisë pasi në 8 vjet të drejtimit nuk është marrë asnjë vendim me interes publik por çdo vendim, planifikim fondesh kanë pasur si destinacion xhepin e kryetarit të bashkisë.
Nuk dua aspak që në këtë shkrim të merrem me të ashtuquajtura fonde që janë akorduar për mirëmbajtje apo rikonstruksioni dhe fati i tyre është jetim, por më duket të konstatojë fakti se kryetari i bashkisë ka urdhëruar që të planifikojë fonde të cilat të shkojnë direkt në xhepin e tij.
Një veprim i tillë është shumë i turpshëm sepse qytetarët e Pogradecit nuk i paguajnë taksat për të pasuruar kryetarin e bashkisë.
Më konkretisht le të argumentojnë për opinionin publik e veçanërisht qytetarët e Pogradecit se si Artan Shkëmbi i kalon vetës dhjetëra milionë lekë.
Kur themi që në këtë shkrim duam të argumentojmë më shumë për qytetarët e Pogradecit iu referohemi dy argumenteve bindëse për të cilët qytetarët e Pogradecit janë dëshmitarë. Jo vetëm për një qytetar pogradecar, por dhe për një vizitorë konstaton që në qytet nuk ka transport publik. Për një qytet turistik kjo është shumë e turpshme por ja që bashkia e Pogradecit ka shpenzuar për të blerë tre autobusë dhe ndërkohë çdo vit planifikon shpenzime për transportin publik që një zot e di se ku përfundojnë këto lekë. Pra, ndërsa flasim për një transport publikë që nuk ekziston në qytet në zërin planifikim shpenzimesh të bashkisë së Pogradecit të buxhetit të miratuar konstatohet që janë planifikuar shpenzime rreth 1.9 milionë lekë. Thuhet janë vënë nga Bashkia tre autobusët për shërbime transporti në qytet të cilët nuk qarkullojnë, por shpenzimet e tyre vazhdojnë si karburant, pjesë këmbimi rregullisht por shpenzimet e tyre vazhdojnë si karburant, pjesë këmbimi e shpenzimeve të tjera. Një prej tyre vazhdon dërgon çdo ditë nxënësit e shkollës private Rilindja të Kryetarit të Bashkisë.
Qeverisje klienteliste që kryebashkiaku nuk ndalet këtu.
Duhet theksuar që Artan Shkëmbi po përmes fondeve të akorduara nga bashkia vazhdon të pasurojë veten dhe në një drejtim tjetër.
Teksa i hedh një sy planit të shpenzimeve për bashkinë e Pogradecit konstatohet qartë diferenca e planifikimit të shpenzimeve për universitetin nga viti 2010 dhe në 2011. Nuk ka asnjë gjë të keqe nëse rriten shpenzimet për universitetin në kuadrin e rritjes së cilësisë së mësimdhënies apo dhe përmirësimit të kushteve, por kur planifikimi i fondeve bëhet në mënyrë klienteliste kjo është e pa moralshme.
Më konkretisht po teksa sheh buxhetin e bashkisë për dy vitet konstaton se për vitin 2010, u planifikuan 600.000 lekë shpenzime dhe 450.000 lekë pajisje ne total 1.050.000, kurse për vitin 2011 ku ndryshoi godina dhe u transferua universiteti në godinën që nga pogradecarët të gjithë njihet si prone e kryetarit të bashkisë, janë planifikuar 2.900.000 lekë shpenzime të pa-detajuara dhe 1.000.000 lekë për pajisjet, gjithsej 3.900.000 lekë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›