Sot është dita e Zojës së Këshillit të Mire, Mbrojtësja e Shqiptarëve
Edhe sivjet me daten 26 Prill, besimtaret katolike shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, kujtojne dhe festojne diten e Zojes se Keshillit te Mire, Mbrojtëses së Shqiptareve. Dita e festes se Zojes se Keshillit te Mire simbas kalendarit fetar katolik eshte me 26 Prill, prandaj jo rastesisht Shenjteria e Tij Papa Gjon Pali II zgjodhi daten 25 Prill 1993 per te bere viziten e tij historike ne Shqiperi. Papa Gjon Pali ne Shqiperi u lut per popullin shqiptar ne kishen e Shenjte ne Shkoder, kishe e cila dy here u shkaterrua nga pushtues te ndryshem gjate historise, Kishen qe mbante brenda saj ikonen e Zojes se Keshillit te Mire, Mbrojtesja e Shqiptareve dhe e Shqiperise. Ikona e Zojes se Keshillit te Mire, simbas gojdhanes, u largua nga Kisha per te udhetuar drejt Italise dhe u vendos ne Kishen e Genezzano-s, nje qyteze e vogel afer Romes ne Itali. Ikona e zojes e ardhur nga nje kishe ne qytetin e Shkodres u quajt nga besimtaret e shumte katolike te cilet kishin braktisur vendin e tyre per te ruajtur besimin ne kohen e pushtimit te Shqiperise nga Perandoria Osmane: Zoja e Shkodres. Shumë besimtare shkodrane ende edhe sot e quajne “Zoja e Shkodrës.
Tashme eshte bere tradite edhe nga shqiptaret emigrante ne Itali qe diten e diel te fundit te muajit Maj te zhvillojnë nje pelegrinazh te madh ne Genezzano tek rri ne Shenjtoren e kesaj qyteze figura e Zojes se Keshillit te Mire, pra ne Santuarin e saj. Tradita e shtegtimit te shqiptareve emigrante ne Itali ne Genezzano u konsolidua me 27 maj 1995 me shtegtimin e madh me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Zojes se Keshillit te Mire, pajtore te Shqiperise dhe mbare popullit shqiptar (me 27 Maj 1895). Shtegtaret ne ate vit i udhëhiqte imzot Frano Ilia dhe imzot Robert Ashta, te cilet jane ndare nga jeta si dhe imzot Rrok Mirdita, imzot Zef Simoni, ish-Nunci Apostolik i Selise se Shenjte ne Shqiperi Ivan Dias dhe mjaft klerike e misionare te tjere shqiptare. Kishin ardhur edhe nga diaspora shqiptare ne Zvicer, Kroaci, Gjermani, Austri dhe SHBA, si dhe mjaft arbëreshë te udhehequr nga imzot Erkole Lupinaci, ate Ndue Bellushi dhe meshtare te tjere. Ne kete shtegtim mori pjese edhe Nene Tereza, e cila u Lumturua me 19 Tetor 2003 Mbas shtegtimit, nje grup i madh perfaqesuesish me rreth 500 veta shkuan e takuan Atin e Shenjte. "...Mire se keni ardhe te dashur vellezer shqiptare..." ishin fjalet e ngrohta të Papa Gjon Palit, i cili u lut edhe ne gjuhen shqipe: "...O Zoja e Keshillit te Mire, mbrojtesja e popullit shqiptar, lutu per ne.." dhe perfundoi perseri lutjen ne gjuhen shqipe "Zoti e ruajte atdheun tuaj, Zoti e mbrojttë popullin shqiptar ne mbare boten..."
Keshtu ky pelegrinazh e mori bekimin dhe shqiptaret emigrante ne Itali çdo te diel te fundit te muajit maj, shkojne ne Genezzano tek Zoja e Keshillit te Mire dhe se bashku luten per Shqiperine. E natyrisht ne kete kremtim te pranishmit kane prane tyre Don Pasquale Ferraron, Koordinatorin Kombetar te katolikeve shqiptare ne Itali, meshtarin e mire dhe te dashur qe udhëton rrugeve te Italise, duke perhapur nder shqiptare ndjenjen e dashurise dhe te paqes. Don Pasquale Ferraro, prifti arberesh, drejton Kishen e Shqiptareve ne Rome, vazhdimisht eshte treguar i papërtuar per të ndihmuar ne organizimin e ketij pelegrinazhi. Mbas meshës, nje piknik i bukur plot këngë dhe humor, plot takime dhe përqafime, plot emocione te bukura qe nuk harrohen per nje kohe te gjate. E veçanta e ketij pelegrinazhi është se marrin pjese shqiptaret pa dallim feje dhe krahine. Ne pelegrinazh te gjithe se bashku, katolikë, ortodoksë, myslimanë e bektashinj luten per Shqiperine e dashur dhe popullin shqiptar, gezojne e festojne se bashku. Te gjithe se bashku ne daten 26 Prill, edhe mbas 116 vitesh, ne diten e Zojes se Keshillit te Mire, ne lutemi se bashku: "..O Zoja e Keshillit te Mirë, lutu per ne...lutu per Shqiperine dhe popullin shqiptar".
Autori ka qenë Ish-Ambasador i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë