Me inkoherencat e Edvinit nuk merret pushteti ne tavoline
Ne biseden e fundit te Blendi Fevziut me kryeministrin Berisha moderatori me zgjoi habi teksa tha per Edi Ramen e akuzuar per enverizem se i kishte denoncuar krimet e Enverit Ckishte parasysh drejtuesi i programit Fjalet e Edit ne proceset fillestare te demokracise kur futej i paftuar ne tribunat e demokrateve dhe buciste me fjalet me te bujshme me bombastike dhe me efektendjellese kunder diktatorit shqiptar E verteta eshte se thirrjet e oratorit te improvizuar me ze bucites dhe me shprehje nga me zhurmueset e nga me pernjolloseset u priten nga auditori me ftohtesi pa entuziazem. Duket se e njihnin me mire nga Blendi ndonese Blendi qe ishte ne hapat e pare te publicistikes demokratike ne ate kohe duhet ta kishte marre vesh nga pjesemarresit e zjarrte ne miting perse nuk ia varnin bdquoantikomunistit qe kishte ngjitur shkallet e tribunes ne ate miting.
Si nuk pati parasysh me kete nderhyrje ne shprehjet e kryeministrit B. Fevziu inkoherencat e E. Rames gjer ne vektore te kundert shuma e te cileve sic dihet te con te vektori zero Te denoncosh krimet e Enver Hoxhes kjo do te kerkonte te mos beheshin ditirambet per diktatorin ne cdo 16 shtator ne Peze me shperthime si ne ekstaze perpara fotografive te tij te shumta ne nje feste ne te cilen nata behej dite dhe nuk mungonin as pijet alkoolike madje as droga - sipas personave qe ishin deshmitare atje. Kjo do te kerkonte denoncimin e portreteve te Enver Hoxhes ne ambientet e brendshme te ministrise se Jashtme te Paskal Milos. Do te kerkonte moslegalizimin e P. Komuniste shqiptare qofte per kriterin e kerkeses me shkrim per krijimin e partive me angazhimin zyrtar se partia kandidate per tu ligjesuar nuk do te bente propagande diktatoriale nazifashiste apo komuniste. Por Edi ka pergjegjesine e ketyre eventeve famekeqija ne disa prej te cilave ne Peze ishte protagonist
Kur ne Europe ish-partite komuniste nderruan emrat e tyre pasi kishin denoncuar edhe krimet e Stalinit qysh prej v.1956 PK-ja shqiptare i bente ovacione ithtarit te Stalinit post mortem. Madje edhe ne nje sistem te ri diametralisht te kundert me ate te cilin zevendesoi duke shkelur aktkerkesen se do te ishte nje parti me frymezim demokratik pluralist.
Vecse inkoherenca me e thekshme e Edi Rames ishte kur per tu bere i besueshem ndaj atyre qe ne menyre ironike u quajten kongresmene e nxiu sterre tetevjecarin qeverises te PS-se vetem sepse donte ti rrembente skeptrin e kryetarit F. Nanos. E akuzoi kete qeverisje per korrupsion te papare per trafik droge per transitin e mishit te bardhe per meritokracine kokeposhte per listat e bukes qe dolen bash ne kete qeverisje si edhe per dhjetera zezona nga pas. Jo pa te drejte ceshte e verteta por me nje ekstremizem te pashoq te cilin ai e ka huq te karakterit dhe tipar te inkoherences se tij. Vetem per nje gje e drodhi dhe i ngeci fjala ne fyt nuk foli per art-kulturen sepse kjo nuk binte vetem ne kurriz te F. Nanos por drejtperdrejt ne kurriz te personit te Edit vete. Artistet aktore valltare e balerine kengetare te muzikes se lehte dhe te asaj klasike mbeten pothuajse pa asnje aktivitet. Dhe jo me kot ata u ngujuan ne greve urie jo ne vende te ndaluara si ato te bulevardit por ne shtepi modeste kur Edvini ishte titullar i dikasterit te kultures. Kjo panorame e zymte te con ne krahasime te natyrshme me periudhen e pas-tetevjecarit. Sot vallet kenget dramaturgjia lulezojne si kurre me pare dhe krahasimi me ate 8-vjecarin e mallkuar mbiemer i E.R.-se do te ishte i pamundur per faktin se aktivitetet ne kohen e Edvinit ishin te asfiksuara Por per shoqerim idesh do te na kujtohet edhe dhuna e druri edvinist ndaj atyre artisteve te shkretuar. Patjeter qe do te na kujtohen edhe grevat anarko-bojkotiste te E. Rames ne qendren e qendrave te Tiranes ne mes te bulevardit kryesor dhe perballe selise kryeministrore
E meqe jemi tek ai 8-vjecari i mallkuar E.Rama nuk la gje pa shigjetuar ndaj asaj kohe qe mos ia pafshim syte Po tani Cili u padit nga te inkriminuarit per korrupsion duke vene si kolaboracionist edhe Theodhori Sallakun dosjet e te cilit i kishte pushtuar pluhuri i mosveprimit Perkundrejt 200 dosjeve ndaj te administrates se larte te tanishme qe perfshin edhe ministra....
Ja pra inkoherencat ne shkallen siperore te ketij politikani qe po orvatet ta marre pushtetin ne tavoline duke na ofruar te njejten alternative te anatemuar nga ai vete ne kohen kur ishte kryetar F. Nano. Do te na ndertoje rruge te pafilluara si ajo qe mban emrin e takses Majko Taksat u moren por rruges nuk iu pane as gjurmet. Do te perdore ne qeverine qe do ta marre qyl ne dore duke keqtrajtuar serish artistet dhe duke shitur po ashtu deshtimet per suksese Do te na paraqese mjerimin per bollek sic bente ithtari i tij Enver Hoxha
Me keto kunderthenie a nuk mendon kryetari ne detyre i PS-se se eshte bere i pabesueshem aq me teper se nuk ka dale kurre me nje platforme zgjedhore pervec asaj barakes para TOB-it qe askush nuk e di cpermbahej aty ne mijera e mijera faqe nga te cilat askush nuk ka marre vesh gje prej gjeje
Manifestim si ai gezimit te gjithembarshem per liberalizimin e vizave i cili me trute e Rames nuk do te njemendesohej vecse ne kalendar greke eshte pak te quhet i madherishem. Preci dhe Milo u ngjiren duke thene te behej i thjeshte pa triumfalizem. Ia kishin friken nje ballafaqimi me ato rremujat rrugore te korruptuara me para ne dore qe te trembnin laraskat me synimet fisnike per te marre pushtetin... ne tavoline
Per inkoherencat e Rames mund te shkruhet edhe nje liber i tere. Ato jane te tilla sa mund te merren si nje sinonim i vecante i demagogjise. Por ne menyra te tilla skandaloze nuk mund te merret pushteti per te rigjalleruar me tej enverizmin