Investim 4 milione euro, nis puna per rrugen e Kanioneve
Eshte inauguruar dje nisja e punimeve per rrugen e Kanioneve, Corovode-Hambull, ne rrethin e Skraparit. Kjo eshte nje veper e cila do te kushtoje 4 milione euro dhe eshte nje investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ne kete perurim kane marre pjese kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ministri i Teknologjise dhe Inovacionit, Genc Pollo, deputeti i Partise Demokratike per Qarkun Berat, Lefter Maliqi. deputeti i LSI-se per Qarkun Berat, Nasip Naço dhe Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne LSI, Spartak Braho.
Ne fjalen e tij z. Meta eshte shprehur se realizimi i kesaj rruge eshte nje enderr tashme e kthyer ne realitet. Sipas tij me mbarimin e kesaj rruge do te marre nje zhvillim rrenjesor turizmi ne kete zone dhe qytetaret shqiptare e turistet e huaj do te shikojne bukurite perrallore te Kanioneve te Skraparit.
Krue i LSI nxorri ne pah faktin se nisi puna per perfundimin brenda 13 muajve te nje vepre te enderruar, - siç tha ai, - jo vetem nga te gjithe ata qe kane lindur ne Skrapar, por edhe nga te gjithe ata, te cilet permes veshtiresive te shumta kane shijuar bukurite e Skraparit dhe sidomos bukurite perrallore te kanioneve te Skraparit. “Jane me mijera shqiptare, por jane dhe me mijera vizitore te huaj deri tani. Do te behen pas ndertimit te plote te kesaj vepre te standardeve evropiane me dhjetera e mijera vizitore nga e gjithe Shqiperia, Kosova por edhe me dhjetera e mijera turiste te huaj qe do ti shijojne keto bukuri”, - paralajmeroi kreu i LSI. Jo vetem kaq, - shtoi ai, - por permes ketij investimi do te krijohet mundesia per permiresimin e ndjeshem te jetes se komunitetit te te gjithe kesaj zone, e cila do te ndihmoje per te rritur shpresat dhe mundesite per nje jete me te mire ketu mes bukurive te jashtezakonshme, shijimin e te cilave e ka bere te veshtire deri me tani nje infrastrukture e veshtire. Meta siguroi se kjo eshte nje veper qe do te mbetet brez pas brezi dhe e konsideroi poashtu si veper qe do t’i sherbeje perspektives se gjeneratave te tera. “Eshte nje veper qe do ta sjelle Skraparin shume me afer te gjithe atyre pritjeve, te cilat kerkojne pikerisht kete lloj turizmi kaq te veçante, kaq interesant, i cili do te shenoje nje bum te veçante pas nje viti kur ne te inaugurojme perfundimin e kesaj rruge te mrekullueshme”, - tha z.Meta.
Nga ana e tij deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim per Qarkun Berat, Nasip Naço, u shpreh se realizimi i kesaj rruge eshte nje premtim i mbajtur. Sipas tij jane edhe nje sere projektesh te tjera te cilat presin te realizohen ne te gjithe zonen e Skraparit. Z. Naço deklaroi se qellimi eshte qe çdo fshat te lidhet me asfalt me çdo qender komune me asfalt. Naço siguroi se te gjitha keto investime do te fillojne brenda pak javesh.