E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka, Jardine: Vazhdim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, priti në një vizitë kortezie zv/ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Henry V. Jardine. Ministri Noka, pasi i uroi suksese Jardine për detyrën e sapo marrë, si zv/ambasador në Tiranë, i shprehu paralelisht edhe vlerësimet për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të strukturave të Ministrisë së Brendshme me strukturat homologe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe ndihmën e çmuar që ekspertët e ShBA-së kanë dhënë në të gjithë sektorët e Ministrisë së Brendshme.
 

Noka thkeksoi, ndër të tjera, se ndihma e dhënë, nëpërmjet nëpërmjet programeve ICITAP dhe EXBS, ka mundësuar që Shqipëria te jetë një vend i sigurtë, partner i besueshëm dhe me një sistem model në menaxhimin e kufijëve të saj, ku "për këtë një meritë të padiskutueshme kanë edhe SHBA-të".
 

Ndërsa zv/ambasadori Jardine, shprehu besimin se klima e shkëlqyer e bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe të gjtha strukturave në varësi të saj do vijojë edhe në të ardhmen. Edhe ministri i Brendshëm Noka, e garanatoi Jardine për vijueshmërinë e padiskutueshme të bashkëpunimit, duke shprehur bindjen se gjithmonë do jetë e nevojshme eksperinca dhe ekspertiza e specialistëve të SHBA-ve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›