Rama: Imuniteti s’eshte problemi yne, PD te votoje reformat
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, e ka cilesuar te mbyllur çeshtjen e diskutimit te heqjes se imunitetit. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PS-se, kryesocialisti Rama u shpreh se opozita eshte e gatshme te jape votat per imunitetin, vetem kur mazhoranca te miratoje paketen e reformave ne drejtesi. “Sa per imunitetin, qeveria po te doje le ta vazhdoje monologun e te lidhurit kembe e duar nga opozita. S’eshte problemi yne dhe as fokusi i komunikimit tone. E kemi thene dhe eshte mbyllur per ne: Jemi gati ta votojme kufizimin e imunitetit sapo te mbyllet diskutimi dhe per ndryshimet e tjera kushtetuese te propozuara prej nesh”, - tha dje kreu i selise roze. Rama ka theksuar se propozimet e PS-se per votimin me 3/5 e votave te Kuvendit, te gjyqtareve dhe zgjedhjen e kreut te ri te akuzes, jane procedura te miratuara ne konsultime me kushtetutat e vendeve te Bashkimit Europian. “Ne jemi frymezuar per kete propozim nga kushtetutat e te gjitha vendeve te BE, jo te disave, te gjitha vendeve te BE-se, qe gjyqtaret e larte te Gjykates Kushtetuese i zgjedhin nepermjet parlamentit. Po, kjo do te thote drejtesi e pavarur dhe gjyqtare te afte moralisht qe te gjykojne edhe politikanet. E kjo e ben qeverine te ndjehet e kercenuar nga mundesia e gjykimeve te drejta per bemat e saj te paligjshme”, - u shpreh kreu i PS-se. Rama u shpreh se mazhoranca nuk do te votoje propozimet e PS-se dhe u kerkoi deputeteve qe te perdorin kete rast si shembull per te bere diferencen me PD gjate takimeve me elektoratin. “Pala tjeter, mesa duket, nuk do t’i votoje keto amendamente, por ne kete debat do ta bejme per shqiptaret dhe vizionin tone do ta ndajme me shqiptaret. Shqiptareve iu takon te degjojne dhe te mbajne shenim e te gjykojne me vote 10 muaj me pas”, - u shpreh Rama. Ne fjalen e tij, kreu i PS-se i ka kushtuar nje rendesi te veçante situates se krijuar nga zjarret ne vend dhe rritja e kriminalitetit. Sipas tij, gjate muajt te fundit ka pasur me shume viktima se vendet qe jane ne konflikt. “Vetem ne 3 muajt e fundit jane vrare e plagosur apo gjymtuar ne rruget pa standarde e as rend publik qe inauguron Saliu me shume njerez se ne Irak apo Afganistan marre se bashku. Sepse nuk funksionon shteti dhe Shqiperia nuk qeveriset po vetem mbahet peng me ç’qeverisje dhe me propagande kunder opozites”, - u shpreh dje Rama. Kreu i PS-se kerkoi nga deputetet qe gjate 10 muajve te mbetur deri ne zgjedhje, te paraqesin vizionin e opozites dhe te tregojne se perse Partia Socialiste do te qeverise ndryshe. “Keta 10 muaj, ne duhet te ndajme me shqiptaret vizionin tone per Shqiperine qe duam dhe programin tone ‘Per nje Rilindje Shqiptare’. Shqiperia qe kemi vazhdon digjet perdite ne çdo kuptim te fjales. Vitet e fundit dhe sidomos ne 2007 dhe sivjet jane djegur mesatarisht 2500-3000 ha pyje dhe disa dhjetera-mijera hektare kullota”, - tha dje kreu i selise roze gjate mbledhjes se grupit parlamentar.
“Qytetaret te zgjedhin mes rruges se re, ose rrenimit”
Ne mbledhjen e djeshme kreu i PS-se ka hedhur dhe piketat e para te frazave ku do te fokusohet fushata e opozites ne zgjedhjet e 2013-es. Ne fjalen e tij, Rama u shpreh se deputetet e PS-se duhet t’u tregojne qytetareve se duhet te zgjedhin mes rruges se re te opozites dhe rrenimit te metejshme te mazhorances aktuale. “Do t’u tregojme shqiptareve edhe arsyet pse nuk duhet te votojne me kete pushtet. Do t’ua tregojme me prova, me fakte, me te verteta per keqqeverisjen dhe per korrupsionin qe ka kalbur çdo ministri e çdo agjenci shteterore. Do t’i ndajme ato me publikun, deri diten kur shqiptaret do te thirren per te zgjedhur midis rrenimit te metejshem ne te tatepjeten e kesaj keqqeverisje dhe nje rruge te re drejt te ardhmes”, u shpreh dje kreu i selise roze. Ai u shpreh se 10 muajt qe kane mbetur deri ne fushaten elektorale duhet te sherbejne per te dialoguar me gjithe qytetaret per programin e PS-se dhe menyren se si do te qeverise Partia Socialiste.