Përplasje mes grupesh të rinjsh, 1 i vdekur e 1 i plagosur në Lezhë

Dy grupe te rinjsh jane perplasur me arme ne qender te fshatit Blinisht te Lezhes, duke shkaktuar vrasjen e nje 17 vjecari dhe plagosjen rende te nje bashkmoshatari te tij. Viktima eshte Daniel Bardhoci nga fshati Kallmet, ndersa i plagosur ka mbetur Valdo Marku po nga fshati Kallmet. Nuk dihen ende shkaqet e kesaj vrasjeje, ndersa behet e ditur se policia ka identifikuar autoret dhe po punon per kapjen e tyre. Ne vendngjarje jane gjetur shume gezhoja automatiku dhe pistolete, nderkohe qe ne drejtim te dy autoreve eshte qelluar nga nje automjet ne levizje e siper.
Ne hyrje te superstrades autoret kane zbritur nga makina njerin prej tyre, i cili dyshohet se mund te jete i plagosur. Viktima ka marre vetem nje plumb ne gjoks, i cili i ka shkaktuar atij vdekjen e menjehershme, ndersa Valdo Marku ka marre dy plumba dhe i eshte nenshtruar nderhyrjes mjekesore. Ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policie, ndersa behet e ditur se po hetohet per te zbardhur shkaqet e ketij krimi.Viktima ishte nxenes ne vitin e trete, ndersa i plagosuri nje emigrant ne Greqi. Ndërsa polica po punon për të zbardhur motivin e sherrit midis grupeve të të rinjëve.