E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, “shuplake” Rames: Hiqni imunitetin, te merrnin statusin

Te majte dhe te djathte ne Parlamentin Europian, kane leshuar dje mesazh kuptimplote per kryetarin socialist, duke paralajmeruar se zhveshja e zyrtareve nga imuniteti, eshte nje shans i forte per te demonstruar reformat qe angazhojne Brukselin per t’i dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat. Ndaj dhe kufizimi i imunitetit per zyrtaret ne Shqiperi ka qene ne qender te bisedimeve ne Bruksel, mes ministres se Integrimit, Majlinda Bregu, ministrit te Jashtem, Edmond Panariti dhe zyrtareve te Parlamentit Europian. Kreu i Grupit te Socialisteve dhe Demokrateve ne PE, Hannes Svoboda, ashtu si dhe kreu i delegacionit te Europes Juglindore ne Parlamentin Europian, Eduard Kukan, bene apel per miratim sa me te shpejte te kesaj reforme, qe sipas tyre do te çoje Shqiperine drejt marrjes se fteses per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE. Sakaq, kreu i Komisionit Europian, Stefano Sanino, i cilesoi impresionuese hapat e Shqiperise ne plotesimin e rekomandimeve te KE-se, qe nga nentori i vitit te kaluar.

NDERKOMBETARET

Kreu i Grupit te socialisteve dhe demokrateve te Parlamentit Europian, Hannes Seoboda, pas takimit te zhvilluar me ministrin e Puneve te Jashtme, Edmond Panariti, beri te qarte dje se, nese çeshtjet e mbetura, duke perfshire ketu heqjen e imuniteteve, zgjidhen, Shqiperia e meriton statusin e kandidatit. “BE-ja mund te perdore nje procedure ne dy etapa per Shqiperine. Se pari, t’i thote po statusit te kandidatit per Shqiperine per te nderuar dhe 100-vjetorin e Pavaresise dhe, se dyti, te behet e qarte, qe negociatat e anetaresimit do te fillojne, pasi te konstatohet qe zgjedhjet e ardhshme te zhvillohen ne menyre korrekte dhe te denje. Pra, politikanet e BE-se duhet te mendojne qe te shperblejne punen qe eshte bere nga qeveria dhe opozita ne Shqiperi dhe te hapin driten jeshile per Shqiperine”, - shpreh ai. Sipas tij, do te ishte mire qe partite politike ne vend te mos luftojne me njera-tjetren, por te luftohet per te miren e perbashket. Ai theksoi se eshte e rendesishme qe Europa te mbeshtese perpjekjet e pales shqiptare, sidomos ne fazen e pare, per dhenien e statusit. Ndersa kreu i delegacionit te Europes Juglindore ne Parlamentin Europian, Eduard Kukan, beri thirrje qe politika te marre pergjegjesite dhe te realizoje sa me shpejt reformat. “Ju e dini se referendumi eshte demokraci e drejtperdrejte. Kjo eshte gje shume e mire, por koha eshte shume e rendesishme tani. Une mendoj se per disa çeshtje te rendesishme te vendit, politikanet do te ishte mire qe te marrin pergjegjesite mbi vete”, - tha Kukan, duke bere thirrje keshtu per miratimin e reformes per kufizimin e imunitetit, kerkese e KE-se per marrjen e statusit te vendit kandidat. Kukan i beri thirrje politikes se nuk ka kohe dhe se pa rezultate nuk mund te ecet perpara.

QEVERIA

Pas takimit te zhvilluar me perfaqesuesit e shteteve anetare ne Bruksel, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha dje se e rendesishme eshte qe ka mundesi per te bere nje ndryshim. “Eshte e rendesishme shprehja e nje vullneti madhor nga politikanet ne nje çeshtje, per te cilen jane te gjithe dakord, per te cilen nuk ka arsye per te kundershtuar. E rendesishme per ne sot eshte te kemi nje vendim pozitiv ne tetor. Jo nje vendim pozitiv, i cili eshte i rendesishem per qeverine, as per mazhorancen sot, por nje vendim pozitiv per Shqiperine. Nese ende Shqiperia eshte interesi madhor i te gjitheve, edhe i atyre politikaneve qe sot jane ne opozite, ka mundesi te mos kerkojne shtese apo detyrime te cilat nuk kane qene pjese e paketes se nentorit, por te votojne ate qe kane premtuar, heqjen e imunitetit”, - u shpreh Bregu, duke i bere apel opozites, te miratoje nje reformat e rendesishme per marrjen e statusit te vendit kandidat, siç eshte ajo per kufizimin e imunitetit te zyrtareve. Ndersa Ministri i Jashtem Panariti, gjate takimeve te tij me zyrtare te larte te PE-se, prezantoi arritjet e Shqiperise deri me sot ne hapat per integrimin ne Bashkimin Europian. Gjate takimit me Presidentin e Komisionit te Jashtem ne PE, Elmar Brok, Panariti beri nje ekspoze te ecurise se deritanishme te procesit te reformave te ndermarra nga qeveria dhe parlamenti shqiptar ne kuader te plotesimit te 12 kritereve te vendosura nga Komisioni Europian per marrjen e statusit kandidat nga ana e Shqiperise. “Ky proces do te vijoje edhe me tej me miratimin e ligjeve te rendesishme qe lidhen me reformen administrative, sistemin gjyqesor, luften kunder korrupsionit”, - u shpreh ministri. Kreu i diplomacise shqiptare, e informoi mbi progresin e arritur ne lidhje me çeshtjen e imunitetit te zyrtareve te larte shteterore. Panariti shprehu besimin se te gjithe keta hapa do te perkthehen ne nje vleresim pozitiv nga ana e Komisionit Europian dhe vendet anetare te BE-se per dhenien e statusit kandidat brenda ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›