Investim pas 40 vjetësh në Kinostudio. Basha: Punime në 30 blloqe të Tiranës Sonila Isaku
Pas vendosjes se linjes se re te autobuseve, Bashkia e Tiranes i rikthehet Kinostudios. Blloku 91 i pallateve dhe sheshi "Kinostudio", kane nisur ti nenshtrohen nje rikonstruksioni te plote qe do te perfshije ndertimin e trotuareve, te sistemit te kanalizimeve, te rrjetit te ujesjellesit dhe mbjelljen e 396 pemeve. Keshtu me nje investim prej 173.5 milione lekesh ka nisur rikualifikimi urban i bllokut 91, qendres se “Kinostudios” dhe sheshit “Kinostudio”. Kryebashkiaku Basha tha se projekti i ri Bashkise do ti vije ne ndihme 8000 qytetareve qe jetojne aty dhe qindra te tjereve qe punojne ne kete zone. “Ne po hapim sot punimet per nje bllok me siperfaqe te madhe prej 4.6 ha, 46 mije metra katrore, ku 13 mije metra do te jene asfaltim, 1 mije metra trotuare, do te kete 16 mije metra gjelberim, me mbi 36 stola. Do te kete nje hapesire te re per treg, do te kete nje hapesire per parkim automjetesh dhe nje shatervan dhe hapesira shplodhese per qytetaret",- tha Basha. Nderkohe qe kreu i Bashkise se Tiranes ka theksuar edhe rendesine e ketyre punimeve, pasi perfitues nuk do te jene vetem banoret por edhe bizneset apo edhe industria kinematografike dhe mediet, te cilet jane te grupuara ne kete zone. “Blloku i Kinostudios ku ndodhemi sot eshte nje qender e rendesishme dhe sipas planit urbanistik te sapo miratuar dje nga Kryeministri Berisha, nje pol i rendesishem zhvillimi, ne vecanti per industrine kinematografike, mediet por edhe artin dhe kulturen si dhe per nje sere industrish te tjera punedhenese. Kthimi i vemendjes tek ky bllok i cili eshte edhe nje zone ku gjate dites kemi mbi 20 mije qytetare qe kryejne aktivitetet e tyre te perditshme, eshte mbajtje e premtimit dhe ne te njejten kohe eshte edhe angazhimi yne, per t’i shtrire investimet ne cdo cep te qytetit” – u shpreh Basha. Ky i fundit theksoi se ndonese fondet nuk mungonin nga qeveria, paraardhesi i tij Rama kishte zgjedhur te anashkalonte kete zone te kryeqytetit. “Eshte nisja e fazes se punimeve per 30 blloqe te tilla anembane qytetit te Tiranes, me nje investim total me mbi 80 milione euro, ku te pakten gjysma e fondeve garantohen nga Bashkia e Tiranes dhe gjysma tjeter nepermjet qeverise se Kryeministrit Berisha dhe Fondit te Zhvillimit Rajonal",- tha Basha. Ky investim i cili pritet te perfundoje brenda 12 muajsh.
Banoret: Zona e harruar qe ne vitin 1972
Per banoret e zones se Kinostudios nisja e punimeve per rikualifikimin e zones eshte nje investim shume i rendesishem pasi behet pas 40 vitesh. “Pas nje investimi te ’72, ketu per here te pare po na premtohet dhe ka nisur puna per te shtruar nje asfalt ne Kinostudio, ca sheshe, tregje e ca trotuare, lulishte e shatervane. Eshte i vetmi kryetar Bashkie qe e shoh duke hyre neper balte e neper rruge, kudo, perfshi edhe ketu ne Kinostudio”- deklaroi nje nga banoret e zones. Projekti parashikon ndertim te sistemit te ujesjellesit dhe kanalizimeve te ujerave te zeza e te bardha, vendosjen e 147 shtyllave per ndricimin rrugor, mbjelljen e 396 pemeve dhe shkurreve dekorative dhe vendosjen e mbi 36 stolave, spostim te linjave elektrike dhe telefonise, ndertim mur dekorativ. Do te ndertohet sistemi i vaditjes per siperfaqet e gjelbra, per ndertimin e shatervanit etj