Investime ne Greqi gjermanet marreveshje 2.5 milione euro

Gjermania dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje që synon të rrisë investimet në vendin e mbytur nga borxhet dhe që të nxisë rritjen ekonomike. Ministri gjerman i Ekonomisë, Philipp Roesler dhe ai grek i Zhvillimit, Mihalis Krizohodis e cilësuan marrëveshjen pjesë të strategjisë për ta ndihmuar Greqinë të shëndoshë ekonominë, ndërkohë që zbaton reformat.
“Ne besojmë se Greqia mund të bëhet një destinacion shumë i rëndësishëm për investime”, tha Rosler, i cili ndodhet në këtë vend së bashku me një grup biznesmenësh gjermane, në vizitë dyditore.
Marrëveshjet e nënshkruara tashmë kapin vlerën e 2.5 milionë eurove dhe krijuan menjëherë 50 vende të reja pune, tha Rosler, duke shtuar se interes për investitorët gjermanë ka edhe për projekte të infrastrukturës me vlerë 1.5 miliardë euro, përfshirë edhe ndërtimin e një gazsjellësi.