Nga Madridi ne Bruksel protestojne te indinjuarit spanjolle

Ashtu si kishin premtuar, të Indinjuarit e Madridit mbërritën në kryeqytetin e Europës, Bruksel, për të protestuar kundër masave të kursimit dhe stanjacionit ekonomik. Marshimi i tyre që i bën jehonë kryengritjeve në botën arabe, nisi pikërisht në pranverë, ku ata bllokuan për ditë e javë të tëra sheshet kryesore të Spanjës.
Gjatë verës ata marshuan nëpër Francë dhe tashmë kanë mbërritur në Bruksel, ku të shtunën e ardhshme do të ndjehet edhe ndikimi i parë i protestës. Organizatorët kanë bërë thirrje për një marshim të madh në kryeqytetin belg që është shtëpi për institucionet kryesore europiane.
Rreth 100 protestues kanë marshuar drejt e nga Madridi, ndërsa një grup tjetër vijnë nga Barcelona. Protestuesit thonë se nuk po dëgjohen nga qeveritë e tyre dhe se dëshirojnë një demokraci më të drejtë. Spanja ndodhet në mes të një beteje të vërtetë pas daljes nga recesioni dhe rënies së sektorit të ndërtimit.
Shpenzimet konsumatore kanë rënë dhe papunësia mes të rinjve të moshës 18 deri në 25 vjeç, është 45 për qind. Spanja mban rekord në Europë edhe për shkallën e përgjithshme të papunësisë , më e larta në Europë. Por, në Bruksel, nuk do të protestojnë vetëm të Indinjuarit, por edhe të rinj nga vende të tjera europiane.
Juli Prifti