Homazhe Ramiz Alise Nano Smund ti mohohet kontributi

Për disa diktatori i fundit, për të tjerë presidenti i parë i pluralizmit. Ramiz Alia ka mbledhur në funeralin e tij politikanë, historianë si dhe personalitete të tjera publike.Në homazhet për ish-sekretarin e parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, nuk do të mungonte kurora e presidentit Topi, por as prania e të parit kryeministër të pluralizmit në kohën e presidumit të tij, Fatos Nanos. Po ashtu dhe ish-kryeparlamentarit, Servet Pëllumbi.
I vetmi përfaqësues i maxhorancës në homazhet e mbajtuar te ish-Shtëpia e Ushtrisë, ishte kreu i LSI-së Ilir Meta. Ndërsa partia Socialiste u përfaqësua me kryetarin e grupit, Gramoz Ruçi dhe nënkryetarin e parlamentit, Namik Dokle.
“Të shprehet respekt për kontributet e personaliteteve të luftës anti fashiste nacional çlirimtare si dhe të rindërtimit të vendit pas saj. Dua të shpreh vlerësimin tim për kontributet e tij në etapa të rëndësishme të historisë kombëtare deri në institucionalizimin e pluralizmit dhe demokracisë që gëzojmë sot”, ish-kryeministri, Fatos Nano.
“Presidenti i parë i periudhës demokratike dhe i fundit i periudhës komuniste. Vetë kjo flet për karakterin kontradiktor të vetë figurës të Ramiz Alisë. Megjithatë, meriton respektin si njeriu që mbyll jetën”, tha ish-kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi.
“Një figurë e shquar e luftës anti fashiste dhe njëkohësisht për përpjekjet e tij për të mirëkuptuar aq sa mundej pluralizmin politik. Në fund të fundit ai është presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, por ajo që është më e rëndësishme, është i pari personalitet në demokraci që jep dorëheqjen”, tha zv/kryeministri, Ilir Meta.
“Sot është dita për të folur vetëm mirë dhe për presidentin Alia ka vend shumë për të folur dhe mirë, sepse ka qenë një njeri i thjeshtë, intelektual, një njeri i cili është munduar edhe në kushtet e sistemit brenda kuadrit që lejonte sistemi, të sjellë një frymëmarrje liberale”, u shpreh historiani, Pëllumb Xhufi.
Rreth orës 11 të paradites së të dielës trupi i ish-presidentit, i cili ndërroi jetë të premten, u përcoll për në varrezat e Sharrës.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e diel , 09 tetor 2011 )