E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investime per spitalet rajonale

Reforma e nisur nga Ministria e Shendetesise per permiresimin e cilesise se sherbimeve mjekesore konsiston edhe ne rritjen e investimeve ne 12 spitalet rajonale te vendit. Per kete, gjate viteve te fundit jane investuar shuma te konsiderueshme ne ndertimin e spitaleve te reja, ne zgjerimin e sherbimeve, ne shperndarjen e drejte te sherbimeve ne te gjithe vendin. Aktualisht eshte ne prag krijimi i Spitalit te ri Alternativ per Tiranen, ka nisur ndertimi i nje spitali te ri ne Kavaje, po kryhen zgjerime te rendesishme te sherbimeve spitalore ne Shkoder, Elbasan, Vlore, Durres, Lezhe. Nderkohe eshte gati projekti per spitalin e ri te Fierit, si dhe jane realizuar nje pjese e rendesishme e projektit madhor per Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane. Aktualisht, sherbimi spitalor ne Shqiperi ofrohet nga nje rrjet spitalesh dhe poliklinikash specialitetesh, te cilat funksionojne ne zonat urbane, si dhe sherbimet ne Tirane me nje status te vecante. Per kete arsye jane dhene 21,4 milione dollare per QSUT-ne. Ky financim nuk perfshin vetem ndertesa dhe ambiente, por edhe ne pajisje mjekesore. Spitali i qytetit te Durresit ka marre nje fond prej 7 milione dollaresh, ku pritet ndertimi i nje godine te re me 160 shtreter. Projekte te tjera perfshijne investime ne Spitalin e Kavajes, i cili do te marre per here te pare statusin e nje spitali rajonal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›