E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, me flamurin shteteror ne “Pekin 2008”

Kosova do perfaqesohet per here te pare me flamurin e saj shteteror ne nje gare zyrtare nderkombetare, ne Kampionatin Boteror te ekipeve te Pingpongut, qe mbahet ne Kine nga 24 shkurti deri me 2 mars. "Ne kemi fatin te perfaqesojme te paret Kosoven me flamur shteteror ne nje gare zyrtare nderkombetare. Menjehere pas miratimit te flamurit ne Kuvend ne seancen e 17 shkurtit, ne njoftuam organizatorin e Kampionatit Boteror se ne Guangzhou deshirojme te paraqitemi me kete flamur dhe organizatori na konfirmoi se ne kete boteror do te valevitet edhe flamuri i shtetit te Kosoves“, deklaroi dje para nisjes seleksionuesi i Perfaqesueses se Kosoves ne pingpong, Nehat Citaku.
Deri tani ne garat nderkombetare te pingpongut, perfaqesuesja e Kosoves eshte paraqitur kryesisht me logon e Federates se Pingpongut te Kosoves (FPPK), e cila nga viti 2003 eshte anetare me te drejta te plota ne Federaten Nderkombetare te Pingpongut (ITTF). "Jemi paraqitur kryesisht me logon e Federates, po ne disa raste edhe me flamurin kombetar, sidomos ne garat ku nuk ka marre pjese Shqiperia“, tha Citaku.
Ne boterorin e Kines, Kosoven do ta perfaqesojne Besart Domaniku, Betim Sejdiu e Jeton Beqiri ne garen e meshkujve dhe Besire Domaniku, Arjeta Terstena e Blera Abazi ne garen e femrave. Ky ekip u prit dje nga Kryeministri Hashim Thaci, nga i cili mori dhe flamurin shteteror te Kosoves qe do renditet mes flamujve te 150 shteteve pjesemarrese ne Kampionatin Boteror te Pingpongut ne Kine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›