OECD:Greqisë i nevojitet ndihmë nga FMN-ja

Greqia duhet të kërkojë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), konsideron Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Anhell Gurija sot në Pragë deklaroi se Greqia, me kamata aq të larta me të cilat merr borxh, nuk do të durojë edhe shumë. "S'ka arsye për të menduar lidhur me kërkimin e ndihmës theksoi Gurija duke shtuar se janë tepër të theksuara deklaratat se është turp që Greqia të kërkojë ndihmë nga FMN-ja, për shkak të cënimit eventual të autoritetit të Eurozonës. Sipas tij, problemi kryesor për Greqinë nuk është nëse do të mund të huazojë para, por me çfarë çmimi.
Gurija theksoi se asnjë vendi tjetër të Eurozonës nuk i kanosen probleme të tilla, me të cilat është përballur Greqia, meqë borxhi i Spanjës dhe Portugalisë matur përmes BPV-së është dyfish më i vogël sesa borxhi i Greqisë.