Tatimet, biznesi i madh dorëzon të dhënat në mënyrë elektronike

Rreth 13 mijë tatimpagues, te cilet përbëjnë 90 për qind të tatimpaguesve te regjistruar per TVSH dhe Tatim- fitimi apo sic njihet ndryshe biznesi i madh kane dorezuar në menyre elektronike librat e shitjes dhe blerjes. Drejtori i Tatimeve Artur Papajani e ka vlerësuar përmbushjen e këtij detyrimi si një hap shumë të rëndësishëm në modernizimin e sistemit tatimor.
“Dje ka qenë deklarimi i detyrueshëm i librave të blerje-shitjeve i të gjithë tatimpaguesve të përfshirë në tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatim mbi fitimin. Bëhet fjalë për të gjithë tatimpaguesit e kësaj përgjegjësie tatimore në të gjithë territorin shqiptar. Mbrëmë kemi arritur të marrim deklaratat e rreth 13 mijë tatimpaguesve kundrejt rreth 15 mijë të sigluar për të deklaruar” tha Papajani.
Ndryshimet e legjislacionit tatimor, kanë angazhuar administratën tatimore në një gamë të gjerë trajnimi për biznesin. Në 2 muaj janë trajnuar me shume se 10 mijë tatimpagues. Muajt në vijim pritet që bizneset të raportojnë në mënyrë elektronike edhe të dhëna të tjera përfshirë edhe listat e të punësuarve.
Adi Darsi