Investimet Pacolli Rritje e bashkepunimit me kompanite e huaja

Në kuadër të promovimit dhe nxitjes së investimeve e krijimit të vende të reja të punës, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me një kompani kroate. Pacolli tha se investitorëve të huaj duhet t’u ofrohen kushte më të mira për investime.
“Kosova ka nevojë për investime të huaja, për bashkëpunim me investitorët e huaj. Kosova është një vend atraktiv për investitorët e huaj, por besoj se duhet të ofrojë më tepër se tani”-tha ai.
Ndërsa koordiantor i këtij projekti, Leo Merory tha se qëllimi i projektit është që të punësojë punonjës kreativë.
“Së pari dëshironim të dinim se çfarë resursesh mund të gjenim këtu në dispozicion. Linja jonë e biznesit ka të bëjë me punëtorë të shkathët, me punëtorë kreativë. Jemi munduar që të gjejmë se cili është burimi dhe potenciali njerëzor në Kosovë dhe se çfarë mund të bëjmë këtu.-u shpreh Merory.
Përmes këtij memorandumi do të ofrohen shërbime publike përmes portalit “Kosova Job”, që do të mundësojë lidhjen e kompanive me punëtorët potencialë, por, po ashtu të shërbejë edhe si bazë qendrore e të dhënave për tregun e Kosovës, për vende të punës dhe për fuqinë punëtore.
Sala Mustafa