E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE përkrah hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Shumica dërrmuese e Parlamentit Evropian ka miratuar hyrjen e Rumanisë dhe të Bullgarisë në hapësirën e Shengenit.

Europarlamentarët vlerësuan se dy vendet janë të gatshme t`i bashkohen kësaj zone, pasi janë të gatshme që teknikisht të sigurojnë kontrollin e kufijve dhe mbrojtjen e të dhënave të sistemit informativ të Shengenit.

Gjashtë shtete, Holanda, Franca, Gjermania, Suedia, Finlanda dhe Danimarka, bllokojnë hyrjen e Bullgarisë dhe të Rumanisë në hapësirën pa viza, duke kërkuar rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Vendimin e sotëm të Parlamentit Evropian, duhet ta miratojnë njëzëri 26 liderët e vendeve të Shengenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›