E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA paralajmëron për "lulëzimin" e Al-Kaidës në Jemen

Komandanti ushtarak i Shteteve të Bashkuara, Majk Mullen, paralajmëroi se Al-Kaida është duke lulëzuar në Jemen.

Në një konferencë për gazetarë në Kajro, Mullen tha se konflikti në Jemen është duke e bërë Al-Kaidën "shumë më të rrezikshme".

Komentet e tij vijnë në kohën kur protestuesit jemenas po protestojnë kundër kthimit të presidentit të tyre, Ali Abdullah Saleh. Ky i fundit po shërohet në Arabinë Saudite pas lëndimeve të marra në një sulm kundër tij në pallatin presidencial.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Salehut të japë dorëheqje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›