E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet do te vazhdojne pa pare pikepamjet politike

25-10-2010 / Gazeta 55

Ministri Pollo tur perurimesh ne Berat

Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit dhe njekohesisht deputeti i zones se Beratit Genc Pollo i shoqeruar nga deputeti i Qarkut te Beratit Mehmet Xheka dhe Prefekti Bujar Hoxhaj ka realizuar diten e djeshme inaugurimin e rruges se fshatit Kudret ne komunen Poshnje te Beratit si dhe te ujesjellesit te fshatit Hinke. Investimi i rruges se fshatit Kudret nga Fondi Shqiptar te Zhvillimit ne bashkepunim me qeverine shqiptare ka vleren e 60 mije dollareve dhe ka ndryshuar totalisht imazhin e segmentit rrugor i cili kohe me pare ka qene ne nje gjendje shume te rende.
Pollo gjate fjales se tij ne Kudret tha se Qeveria eshte duke mbajtur premtimet pavaresisht pikepamjeve politike dhe se ne bashkepunim me komunat dhe institucionet e tjera vendore do te realizohen investime edhe ne fshatrat e tjere.
Ministri Pollo u ndal dje edhe ne fshatin Hinke ku peruroi ujesjellesin e ketij fshati nje investim prej 380 milione leke. Prej kohesh banoret e fshatit Hinke vuanin nga mungesa e ujit te pijshem. Ne nje takim te realizuar kohe me pare me banoret e ketij fshati ministri Pollo premtoi zgjidhjen e ketij problemi dhe sot ky premtim u be realitet. Gjate fjales se tij ne takim nder te tjera ministri Pollo premtoi nje tjeter investim sic eshte aksi rrugor Berat-Lushnje qe pritet te nise vitin e ardhshem.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›