E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryediplomati rus Sergei Lavrov fton Haxhinaston per vizite ne Moske

25-10-2010 / Gazeta 55

Ftesa iu konfirmua ministrit te Jashtem gjate takimit te zhvilluar me zevendesministrin e Jashtem Rus Vladimir Titov

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka marre nje ftese nga homologu i tij rus Sergei Lavrov per te zhvilluar nje vizite zyrtare ne Moske. Lajmi u konfirmuar dje gjate takimit qe kryediplomati shqiptar Haxhinasto zhvilloi me zevendesministrin e Jashtem te Federates Ruse Vladimir Titov. Haxhinasto dhe Titov pohuan vullnetin e ndersjelle per ti cuar marredheniet shqiptaro-ruse ne nje nivel cilesisht te ri dhe shprehen gatishmerine per ti dhene inpute konkrete te reja ketij zhvillimi. Ne kete kontekst Ministri i Jashtem shqiptar u shpreh se do te punohet per perfundimin dhe me pas nenshkrimin e Traktatit te Miqesise dhe Bashkepunimit mes Republikes se Shqiperise dhe Federates Ruse. Ne takim u ra dakord per mbledhjen sa me shpejt te Komisionit Nderqeveritar per Bashkepunimin Ekonomik i cili do te identifikoje fushat konkrete te bashkepunimit ne sektoret e energjise turizmit tregtise etj.
Lidhur me bashkepunimin ne kuadrin e organizatave nderkombetare ministri Haxhinasto tha se si Shqiperia ashtu edhe Rusia kane objektiva te perbashketa lidhur me sigurine dhe paqen kudo ne bote. Ne kete kuader ai u shpreh se pala shqiptare mirepret bashkepunimin ne kuadrin e Keshillit NATO-Rusi.
Per sa i perket ceshtjeve te zhvillimeve ne rajon palet ndane te njejtin mendim mbi rendesine e forcimit te paqes dhe stabilitetit ne Ballkanin Perendimor.
Lidhur me kete ministri Haxhinasto theksoi edhe nje here se politika e Shqiperise kontribuon per paqen dhe integrimin e gjithe rajonit ne Bashkimin Europian ndersa njohja e realitetit ne Kosove ndihmon ne pershpejtimin e integrimit sa me te shpejte te te gjitha vendeve drejt BE-se.
Zevendesministri Titov e falenderoi edhe nje here ministrin shqiptar per takimin dhe i percolli ftesen e homologut Lavrov per te vizituar Mosken ftese te cilen ministri Haxhinasto e pranoi me kenaqesi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›