E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesemarrja e PS-se ne reformen zgjedhore jo per shoe politik por per kontribut real

25-10-2010 / Gazeta 55

LSI

Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar dje ndaj qendrimit te dy diteve me pare te Edi Rames ne tryezen e partive politike dhe pas konfirmimit te djeshem te eksponentit socialist Fatmir Xhafa duke kushtezuar keshtu reformen zgjedhore me kerkesat e palogjikshme per zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit. Sekretari i Pergjithshem i LSI Luan Rama tha se detyra e Partise Socialiste eshte korrektoje qendrimin e saj dhe te jete me bashkepunuese kur flitet per reformen elektorale.
Qendrime te tilla groteske apo qe ngjajne me nje parodi ne fakt jane shenje e papjekurise politike nga njera ane e lidershipit socialist dhe nga ana tjeter jane shenje e mungeses se respektit per vete anetaret simpatizantet dhe votuesit e PS-se. Gjithsesi kjo eshte ceshtje e tyre. E rendesishme eshte te kuptojne qe duhet te shfaqen me pergjegjesite e nje opozite evropiane. Eumlshte e rendesishme te kuptojne qe pjesemarrja dhe jo largimi qe angazhimi real dhe jo demagogjia qe kontributi real dhe jo perpjekjet per ta bllokuar procesin jane ato qe duan qytetaret shqiptare jane ato qe duhet te bejne ne fakt te gjithe aktoret serioze dhe te rendesishem ne vend u shpreh sekretari i LSI-se Rama.
Ai vuri ne dukjes e Levizja Socialiste per Integrim do kontribuoje ne berjen e nje reforme sipas standardeve te OSBE/ODIHR.
LSI mori pjese ne tryezen e thirrur nga z. Berisha me angazhimin per te qene pjese e kontributit per te bere te mundur realizimin e reformes zgjedhore. Mori pjese me pergjegjshmerine e nje force politike serioze tha Rama.
Ai i beri thirrje Partise Socialiste lidershipit te saj ne menyre qe te kuptoje rendesine e procesit i cili eshte i rendesishem jo vetem per interesat e politikes por eshte i rendesishem per standardet evropiane ne te cilat duhet te mberrije Shqiperia edhe ne realizimin e zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›