E Diel, 1 Nëntor 2026

Qellimi yne jo largimi por integrimi i shqiptareve

25-10-2010 / Gazeta 55

Zevendeskryeministri Ilir Meta vizite ne qytetin e Lezhes

Zevendeskryeministri Ilir Meta zhvilloi dje nje vizite ne qytetin e Lezhes ku inauguroi rrugen e re te lagjes Skenderbej me nje investim prej 33 milion lekesh. Ky investim i perbashket i bashkise se Lezhes dhe i Qeverise eshte ne vazhden e shume investimeve te tjera ne infrastrukturen e ketij qyteti.
Zevendeskryeministri inauguroi se bashku me kryetarin e bashkise se Lezhes Viktor Tusha perfundimi e punimeve te kesaj rruge.
Me pas Meta zhvilloi nje takim me strukturat e LSI te Lezhes ne Pallati e Kultures.
Ky takim u be me rastin e 6 vjetorit te krijimit te deges se LSI ne qytetin e Lezhes.
Kryetari i LSI gjate fjales se tij u ndal ne objektivat kryesore te punes se qeverise pas suksesit te liberalizimit te vizave me BE.
Punesimi dhe lufta kunder varferise jane sfidat e sotme te qeverise shqiptare.
Duke u ndalur ne procesin e liberalizimit te vizave Meta theksoi se kjo eshte nje ngjarje e madhe historike e cila ka nje kontribut te fuqishem dhe konkret nga ana e Levizjes Socialiste per Integrim.
Gjithashtu jam shume krenar u shpreh Meta qe ne nje vit te veshtire per ceshtjen e Kosoves ne arritem te gjithe se bashku ne bashkepunim te ngushte me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet e tjera qe ceshtja e Kosoves te dale fituese edhe nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne menyre qe edhe per pjesen tjeter te kombit te kete nje te ardhme te sigurt evropiane.
Ne menyre qe Ballkanit perfundimisht te jetoje ne paqe dhe ne integrim.
Sot pas nje viti besoj se ceshtjet tona kryesore jane permiresimi i kushteve ekonomike-sociale te lezhjaneve dhe te gjithe shqiptareve tha Meta.
Nuk pretendojme tha ai qe keto gjera mund ti bejme ne nje dite e as ne nje vit. Ne e dime qe progresi social kerkon perkushtim dhe energji nga ana e te gjitheve. Te qeverise te pushtetit vendor te komunitetit te forcave me aktive qe nuk kenaqen me ate qe jetojne por qe aspirojne nje te ardhme me te ndritur per veten dhe femijet e tyre tha Meta.
Duke siguruar te pranishmit zevendeskryeministri Meta theksoi se ne do te jemi nje lokomotive ne kete aspirate te shqiptareve per te permiresuar standardet ekonomike dhe shoqerore. Jam dakord me shume shqetesime te ngritura ketu edhe nga baza por dua tju siguroj se edhe ne detyrat qeveritare qe do te thote edhe si Minister i Ekonomise une do te bej gjithcka ne menyre qe resurset qe ofron Lezha te funksionojne me kapacitete te plota.
Ne perfundim Meta u shpreh se politika jone nuk eshte ajo e largimit te shqiptareve por e angazhimit te tyre per te ndertuar Shqiperine evropiane e cila nuk mund te ndertohet as brenda nje dite dhe as brenda nje viti por e cila mund te ndertohet cdo dite me angazhimin tuaj dhe te gjithe shqiptareve te pergjegjshem dhe atdhetare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›