Ministri Sokol Olldashi inspekton punimet per ndertimin e ures se lumit Buna ne Shkoder

Ne kuader te investimeve te bera nga qeveria Berisha edhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka qene dje ne Shkoder.
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi inspektoi punimet ne uren e lumit Buna dhe siguroi se brenda dhjetorit ajo do te perfundoje. Aktualisht ne te eshte duke u punuar ne pjesen metalike. Ai ka folur edhe per projekte te tjera qe qeveria ka per Shkodren duke permendur si me te rendesishmin thellimin e lumit Buna per ta bere ate te lundrueshem.
Tashme na ka mbetur vetem te bejme projektin per thellimin e lumit Buna duke e bere ate te lundrueshem. Kjo do ta beje Shkodren edhe me shume atraktive duke i dhene asaj dhe nje rruge tjeter por kete here ujore u shpreh ministri Olldashi.
Ura e re mbi lumin Buna eshte e gjate 275 metra me nje gjeresi prej 13.5 metrash. Fondi i akorduar per ndertimin e saj kap shifren e 7 milione dollareve nje investim ky i Bankes Islamike per Zhvillim dhe Qeverise Shqiptare. Ministri eshte ndalur edhe ne ndertimin e infrastruktures rrugore me Malin e Zi ku projekti me kryesor eshte ndertimi i rruges Shengjin-Velipoje-Ulqin.