Investimet e huaja 1 mld dollare per 2010-en

Për herë të parë vendi ynë ka arritur të marrë mbi 1 miliard dollarë amerikanë si Investime të Huaja. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ka prezantuar raportin më të fundit ku thuhet se krejt ndryshe nga tendenca e shumë vendeve, Shqipëria ka përparuar në thithjen e investimeve në shumë sektorë.
“Prurja e Investimeve të huaja direkte në Europën Juglindore ra me 47 % në 2010, pjesërisht si rezultat i rënies së investimeve nga vendet e BE-së. Pavarësisht kësaj, për Shqipërinë jam e gëzuar të nënvizoj se rritja investimeve për herë të parë arriti në mbi 1 miliard dollarë, duke e bërë vendin e dytë në Europën Juglindore që thithi më shumë investime të huaja direkte pas Serbisë”-tha Zineb Touim-Benjelloun, koordinatore e përhershme e OKB në Shqipëri.
Në Ballkan dhe shumë vende të tjera investimet, për një sërë arsyesh janë zvogëluar. Gjasat janë që ky trend të mos vihet re në vendin tonë.
“Raporti i investimeve botërore 2011 tregon se prurjet e investimeve të huaja në botë u rritën në mënyrë modeste gjatë 2010, por megjithatë mbetën rreth 15 % nën mesataren e shifrave të para krizës globale financiare. Duke përjashtuar nmdonjë tornditje ekonomike të paparashikuarm, raporti parashikon se prurjet e investimeve do të përmirësohen gjatë dy viteve të ardhshme-theksoi ajo.
Në vitin 2006 Shqipëria renditej e 76-ta ndër 140 vende për raportin e Investimeve të huaja direkte krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në 2010 u rendit e 18-ta, duke bërë një kapërcim të dukshëm. Gjatë 2005-2007 shqipëria kishte mesatarisht 415 milionë dollarë investime të huaja direkte, ndërsa në 2008, 988 milionë.
Florian Papadhimitri