E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miell i shtrenjte rikthim ne mullinjte e vjeter

Situata jo e mirë në tregjet e shumicës dhe çmimet e larta kanë detyruar shumë prodhues buke që ta prodhojnë vetë miellin. Diferenca mes çmimit të grurit dhe miellit është aq e madhe sa kostot për prodhim në vend në linja të vogla bloje janë më të favorshme. Një shembull është për miellin që përdoret për bukën e zezë. 

“Grurin e marrim të gjithë me të njëjtin çmim. Është me 400 dollarë toni, kurse në treg janë hedhur më një çmim shumë të lartë për miellin, me 70 lekë kilogram. Ne e kemi parë të arsyeshme që të hyjmë në treg me 60 lekë/kg në mënyrë që të konkurojmë tregun”-thotë menaxherja e blojës “Thethi”, Mimoza Lamaj.

Veç çmimit më të favorshëm, furrtarët thonë se prodhimi është dhe më cilësor se mielli që vjen nga importi apo nga linjat e mëdha të blojës.

“Përsa i përket cilësisë kjo është një teknologji gjermane që është posaçërisht për mjellin e zi 0.80 dhe është shumë i mirë në krahasim me linjat e tjera të mëdha”-theksoi Lamaj.

Ndryshe nga dy apo tre sezonet e shkuara, kur e gjithë bota për shkak të thatësirës pati probleme me prodhimin e grurit, aktualisht kemi prodhim të bollshëm dhe rrjedhimisht çmime të ulta. Prodhuesit kryesorë të grurit janë Kanadaja, Ukraina dhe Rusia. 

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›