Sigurohen me shume shqiptaret me shume kujdes per jeten

Shqiptarët kanë siguruar më shumë jetën gjatë këtij vitit krahasuar me një vit më parë. Sigurimi i jetës, udhëtimit, shëndetit dhe një sërë produktesh të tjera janë blerë më shumë nga kompanitë e sigurimit. Të dhënat e 6 mujorit të parë të këtij viti tregojnë se në total ka pasur një rritje prej mbi 40 për qind në produktet e sigurimit të jetës.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën me dije se nga janari deri në qershor janë paguar rreth 513.2 milionë lekë kontrata, ose 147 milionë lekë më shumë se e njëjtja periudhë e vitit 2010. Rritje ka pasur në të gjitha produktet që ofrojnë kompanitë, por më së shumti në sigurimin e jetës së studentëve dhe nxënësve si dhe jetës në grup.
Ajo çka bie në sy është që pjesën më të madhe në sigurimin e jetës e zënë produkti sigurimi i jetës së debitorit, produkt që blihet nga pesonat që marrin kredi në bankat e nivelit të dytë. Në këtë produkt, për periudhën janar qershor janë nënshkruar prime me vlerë mbi 345 milion lekë. Në tregun e sigurimit të jetës operojnë tre kompani sigurimesh.
Florian Papadhimitri