E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e grave Topalli E vendosur per efikasitetin e legjislacionit

Ne mjediset e Kryesise se Kuvendit u zhvillua dje konferenca nderkombetare me teme Te gjithe bashke kunder abuzimit ndaj grave dhe Parlamenti i Shqiperise ne mbrojtje te te drejtave te tyre. Ne konferencen me moton Te gjithe bashke kunder dhunes e organizuar nen kujdesin e vecante te Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ishin te pranishem Kryetarja e Nderit te Senatit te Belgjikes Anne Marie Lizin drejtoresha e CATW Malkam Markovic zv.ministrja e Brendshme Iva Zajmi zv.ministrja e Puneve dhe Ceshtjeve Sociale Filloreta Kodra perfaqesues nga trupi diplomatik ne Tirane deputete etj. Jozefina Topalli vleresoi rolin e ketij takimi ne kuader te bashkerendimit te gjithanshem te te gjitha institucioneve kombetare e nderkombetare ne luften kunder dhunes ne familje ndaj gruas dhe te gjitha formave te saj. Znj. Topalli konstatoi se vitet e fundit ka pasur nje renie te rasteve te trafikimit te qenieve njerezore ndersa tha se ka nje rritje te sensibilizimit per sa i perket denoncimit te dhunes ndaj gruas apo dhunes ne familje. Ne menyre te vecante Kryetarja e Kuvendit beri nje pasqyre te ligjeve marreveshjeve e rezolutave qe Parlamenti ka miratuar ne funksion te luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore luften kunder dhunes ndaj gruas mbrojtjen e viktimave te dhunes luften kunder krimit te organizuar etj. Nje numer i madh ligjesh duke filluar me ligjin Antimafia nje ligj qe parashikon konfiskimin e aseteve te trafikanteve dhe nje ligj shume i rendesishem qe Kuvendi i Shqiperise ka kaluar ne pergjithesi kunder trafikanteve dhe krimit te organizuar por me nje impakt direkt ne luften kunder qenieve njerezore - deklaroi znj. Topalli. Ajo shtoi se Parlamenti ka kaluar gjithashtu buxhetin ne te cilin parashikohet nje fond per mbrojtjen e viktimave kunder trafikimit. Nga ana e saj Kryetarja e Nderit te Senatit te Belgjikes Anne Marie Lizin vleresoi hapat qe ka ndermarre Parlamenti dhe qeveria shqiptare ne funksion te luftes kunder dhunes ne familje luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore mbrojtjes se te drejtave te grave si dhe mbrojtjes se viktimave te dhunes. Kuvendi i Shqiperise nen kryesine e zonjes Jozefina Topalli sot dhe prej nje kohe te gjate per te qene te ndershem dhe te qarte po punon shume per nje nga problemet me te keqija ne bote por edhe ne Evrope ne Shqiperi dhe ne te gjitha vendet tona. Duke theksuar se ne vitin 1994 Shqiperia ishte vendi i pare ku te gjitha keto rrjete ishin shume shqetesuese e problematike Kryetarja e Nderit ne Senatin belg theksoi se vitet e fundit Shqiperia ka shenuar perparime mbreselenese ne drejtim te luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore. Kete vit kemi publikuar raportin e senatit belg per trafikimin e qenieve njerezore. Per here te pare Shqiperia nuk eshte me nje vend me te cilin kemi probleme. Por gjithsesi nuk eshte nje zgjidhje sepse tani eshte Bullgaria cka do te thote se problemi vazhdon dhe nga e gjithe kjo zone ka gra qe perfshihen ne kete situate te veshtire. Ky raport eshte ne gjuhen frenge por eshte pjese e asaj per te cilen po diskutonim me zonjen Topalli. Kjo eshte pjese e imazhit te Shqiperise dhe ju jeni pjese e imazhit te Shqiperise qe po perpiqet te beje nje pune te mire - u shpreh Lizin. Kurse drejtoresha e CATW Malkam Markovic vuri ne dukje se Shqiperia eshte nje nga vendet e vecanta qe ka legalizuar te gjitha instrumentet qe lidhen me trafikimin prostituimin dhe barazine e grave te drejtat e grave. Nje tjeter vleresim per arritjet e Shqiperise ne konsolidimin e barazise gjinore e percolli edhe perfaqesuesja e PNUD-it Zineb-Touimi Benjelloun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›